Alumil Albania
Choose your local website

Fakulteti i Inxhinierisë Elektronike

Ndërtesa e re e Fakultetit të Inxhinierisë Elektronike në Universitetin e Nish-it në Serbi integrohet lehtësisht me ndërtesën ekzistuese, duke e rigjallëruar atë më shumë.

Fasada e ndërtesës pesëkatëshe i jep karakter godinës, përcjell një ndjesi moderne dhe të freskët. Ndërtesa e re është e lidhur me atë të vjetrën përmes një ure të mbyllur këmbësorësh, duke mundësuar lehtësisht  lidhjen midis tyre. Arkitektët e studio Teking u përqendruan në funksionalitetin e ndërtesës dhe dizajni i tyre përfshin kryesisht elementin e bardhë, kombinuar me dritare të shumta për të përmirësuar ndriçimin natyral.

Zgjedhja e një sistemi fasade alumini të fortë dhe me efiçensë të lartë energjetike nënvizon synimin për ta mbajtur ndërtesën e re në përputhje me standardet e sotme për sa i përket konsumit të energjisë dhe rezistencës ndaj kushteve të rënda të motit.

Nëse dëshironi të mësoni më shumë për SMARTIA M7, sistemin e përdorur në projektin e Fakultetit të Inxhinierisë Elektronike në Nish, Serbi, vizitoni faqen e produktit dhe zbuloni karakteristikat e tij.

 

Arkitekt: Studio Teking

Identiteti Projektit

Vendi
Serbia
Qyteti
Nish
Viti
2020
Shto tek të preferuarat