Alumil Albania
Choose your local website
life @ Albania

Life @ Albania

Hapja zyrtare e Alumil-Albania u zhvillua në vitin 2004.

Në fillim ishin vetëm disa pionierë ambiciozë të aftë për të ndërtuar një përfaqësi të rëndësishme të familjes së madhe të Alumilit.

 

Tani Alumil-Albania numëron 210 punonjës, nga të cilët 40 i përkasin sektorit administrativ dhe 170 punonjës  departamenteve të prodhimit, logjistikës, mirëmbajtjes etj.

Me 5 filiale të tjera brenda Shqipërisë mund të themi se Alumili është përhapur me shpejtësi në të gjithë territorin shqiptar.

Zyrat tona janë të vendosura në Tiranë, afër linjës së prodhimit. Në thelb të gjitha departamentet janë shumë afër së bashku duke përfshirë: Prodhimin, Shitjen, Marketingun, Logjistikë, Burimet Njerëzore, IT dhe Mirëmbajtja e Përgjithshme.

Një nga pasuritë tona më të vlefshme është stafi që punon për Alumil. Dhe një fakt i mahnitshëm për t'u përmendur është se 70-80% e stafit tonë kanë një eksperiencë të hershme së bashku me hapjen e kompanisë.

Ky është një nga faktorët që e bën jetën në kompaninë tonë miqësore pasi që njerëzit janë të familjarizuar me njëri-tjetrin dhe mjedisi i krijuar është me të vërtetë zbavitës.

Çdo punonjës është shumë i respektuar në Alumil duke marrë parasysh çdo aspekt.

Prandaj mund të themi se Alumil ofron një numër të konsiderueshëm shërbimesh dhe aktivitetesh dhe meritokraci për të gjithë ata që i takojnë familjes sonë.

Të bashkohesh me ekipin Alumil është rruga e drejtë e jetës dhe të bëhesh një Alumilier është fantastike.