Një proces i vazhdueshëm dhe pjesëmarrës që synon maksimizimin e performancës së punonjësve dhe nëpërmjet kësaj, performancën e përgjithshme të ALUMIL. PMS është e lidhur me veprimet dhe sjelljet e përditshme që punonjësit miratojnë në mënyrë që ata të kenë një perceptim të përbashkët në lidhje me atë që duhet të arrihet dhe si. Në mënyrë që punonjësit të përmirësojnë performancën e tyre, ata duhet të kenë një bindje të përbashkët se çfarë do te thote performanca (dhe suksesi) në punën e tyre , a janë detyrat apo rezultatet e pritura ose sjelljet ose kombinimi i të gjithave më sipër, rezultatet që kërkon roli i tyre. Këto duhet të qartësohen dhe të dakortesohen me punonjësit, në mënyrë që ata të jenë në dijeni të qëllimit të punës së tyre. Ekzistenca e sistemit dëshmon mbështetjen e ALUMIL në procedura të drejta dhe objektive.
PMS është:
- Sqarimi i roleve dhe kërkesave të mbikëqyrësit nga secili vartës
- Vëmendje e vazhdueshme dhe udhëzime për çdo punonjës
- Krijimi i një sistemi të drejtë që mat performancën
- Lidhja midis performancës së punonjësit dhe pjesës së ndryshueshme të pagës
- Ndjenja e besimit, sigurisë, drejtësisë dhe profesionalizmit në vendin e punës