Alumil Albania
Choose your local website
Sustainability and responsibility

Qëndrueshmëria dhe Përgjegjësia në ALUMIL

respecting-the-environment

Respektimi i Mjedisit

ALUMIL, një zhvillues i vazhdueshëm në rritje dhe prodhues i sistemeve të aluminit, njeh që rritja ekonomike duhet, dhe mund të shkojë krah për krah me një mjedis të shëndetshëm dhe të sigurt. Prandaj, ka qenë gjithmonë një pjesë e rëndësishme e qëllimeve të saj për të kombinuar aktivitetin e saj dinamik me respektin e nevojshëm për mjedisin, duke e mbrojtur dhe përmirësuar atë. Për këtë arsye, që nga viti 2002 kompania zbaton një sistem të certifikuar të menaxhimit të mjedisit sipas EN ISO 14001.

Për të mbrojtur në mënyrë aktive mjedisin, dhe jo vetëm teorikisht, marrim masat e mëposhtme:

  • Ne vendosim objektiva të qarta dhe të matshme, ku është e mundur, për të vlerësuar performancën tonë në mbrojtjen e mjedisit.
  • Ne kryejmë inspektimet mjedisore në baza të rregullta duke implementuar masat e kursimit të energjisë.
  • Ne ofrojmë edukimin e duhur mjedisor për stafin tonë, veçanërisht për personelin me përgjegjësi të rëndësishme mjedisore.
  • Ne zbatojmë minimizimin e mbetjeve dhe strategjitë e përmirësimit të riciklimit.
  • Ne marrim parasysh performancën mjedisore të furnizuesve tanë.
  • Zgjerimi i ri ose aktivitetet e zhvillimit bazohen gjithashtu në kriteret mjedisore.
  • Ne vendosim procedurat për neutralizimin dhe hedhjen e duhur të mbeturinave.
  • Financimi i të gjitha këtyre masave për të arritur objektivat tona mjedisore

Riciklimi dhe Reduktimi i Mbetjeve

Ne jemi të përkushtuar për të mbështetur harmoninë e proceseve të prodhimit drejt mjedisit, parandalimin dhe reduktimin e ndotjes, ruajtjen e energjisë, burimet natyrore dhe konsumit, kërkimin dhe zhvillimin e burimeve të energjisë alternative dhe të rinovueshme dhe ndikimin sa më pak negativ të mundshëm mjedisor.

  • 2007: Riciklimi i ujit në tërë procesin e prodhimit. Përmes veprimeve specifike arritëm të reduktojmë konsumin e ujit me mbi 80% në linjat tona të ekstrudimit dhe anodizimit dhe me 40% në linjat e lyerjes me pudër.
  • 2007: Kemi ndërmarrë një program "Kursim të Energjisë Elektrike" dhe kemi ulur konsumin e përgjithshëm të energjisë elektrike me 12%
  • 2008: Duke ndryshuar furnizimin tonë të energjisë nga GLN në gaz natyror, ne reduktuam gjurmën e dioksidit të karbonit me 65%.
  • 2008: Ne përdorim plotësisht proceset e lyerjes ekologjike (pa krom). Përveç kësaj, nëpërmjet përmirësimit mjedisor të linjës sonë të lyerjes me pudër, ne kemi reduktuar përdorimin e komponentëve kimike gjatë procesit të mbeturinave të lëngshme dhe kemi përmirësuar cilësinë e përgjithshme të mbetjeve të lëngshme.
  • 2009: Instalim i veçantë për grumbullimin dhe riciklimin / ri-përdorimin e bojërave të lyerjes me pudër që nuk ngjit në sipërfaqen e aluminit.
  • 2010: Riciklimi i skrapeve të aluminit përmes shkritores tonë të avancuar në fonderinë tonë të aluminit. Duke përdorur alumin me cilësi të riciklueshme, energjia elektrike e nevojshme është 95% më e vogël se energjia e nevojshme për elektrolizën e aluminit. Për më tepër, fonderia jonë është një nga të paktët në botë që mundësohet pjesërisht nga energjia diellore.
  • 2014: Ne zbatojmë një qasje gjithëpërfshirëse të riciklimit përgjatë tërë uzinës sonë të prodhimit dhe përpiqemi të riciklojmë çdo lloj mbeturine të prodhuar nga fabrikat tona. Veçanërisht, në vitin 2014 kemi ricikluar rreth 1000 ton mbetje jometalike.
  • 2017: Ne kemi zëvendësuar të gjitha llampat HPS të objekteve tona të prodhimit me llampa të reja ekomiqësore LED, duke kursyer 80% të energjisë elektrike të konsumuar për ndriçim.
  • 2020: Ne investuam 2.8 milion euro në një njësi të re për ndarjen e mbetjeve të aluminit, e cila u krijua kohët e fundit në objektet tona në Greqi. Procesi i ndarjes përfshin teknologjinë mekanike, magnetike dhe rrezet X. Njësia e re, që u ndërtua në vetëm 3 muaj, na mundëson të rrisim me 40% aluminin e gjelbër që do të prodhojmë në 3 vitet e ardhshme, në mënyrë që të përbëjnë 70% të lëndës së parë totale të përdorur në prodhimin tonë.
2014-recycling