Alumil Albania
Choose your local website
Header-certifications

Certifikimet

Zhvillimi i vazhdueshëm i programit tonë të sigurimit të cilësisë në të dy proceset e prodhimit dhe i vetë produktet tona, është një proces që vjen në përputhje me standardet e rrepta europiane dhe ndërkombëtare.
Kjo na lejon të ruajmë avantazhin tonë konkurrues, i cili në shumë raste është
parakusht i bashkëpunimit me partnerët tanë dhe arsyeja kryesore për të zgjedhur
sistemet tona.
 
Έλεγχος βέργας αλουμινίου

Prodhimi

Duke harmonizuar çdo aspekt të procesit tonë të prodhimit në përputhje me legjislacionin e rreptë europian dhe ndërkombëtar, ne ruajmë cilësinë më të lartë jo vetëm të produkteve tona, por edhe për kushtet e punës.
Më e detajuar, standardet e reja të ekonomisë botërore na detyrojnë të miratojmë rregullat e reja që përqendrohen në vlerat themelore siç janë:

  •  Cilësia
  •  Mbrojtja e mjedisit
  •  Shëndeti
  •  Siguria në punë 

Të gjitha këto vlera respektohen dhe janë përparësi themelore në Grupin ALUMIL
që nga themelimi ynë.

 

 

Produkte

Respektimi ynë i plotë ndaj klientit dhe përdoruesit fundor të produkteve tona, si dhe filozofisë sonë në përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së produkteve dhe shërbimeve të ofruara, na bëri që të vendosim çertifikatat e sistemeve të aluminit si një avantazh i rëndësishëm konkurrues dhe në shumë raste një parakusht i bashkëpunimit.
Në më shumë se tridhjetë vjet ne certifikojmë sistemet tona në:

  • Izolimi termik
  • Përshkueshmëria / Depërtimi ajrit
  • Rezistenca e ngarkesës së erës
  • Depërtimi ujit
  • Rezistenca ndaj hyrjeve me dhunë


Sigurimi i cilësisë dhe performanca e çertifikuar në të gjithë këta tregues të rëndësisë së lartë për sistemet tona të aluminit miratohen nga institutet e certifikimit të njohura ndërkombëtarisht

κάσα κουφώματος