Alumil Albania
Choose your local website
header alumical

ALUMILCAL është më shumë se një softuer

Nëse doni të rrisni produktivitetin dhe fitimin e punishtes suaj, shpejtoni shitjet e kompanisë tuaj ose fitoni një avantazh konkurrues, AlumilCal është zgjidhja që do t'ju ndihmojë të rriteni.

AlumilCal® është një mjet i plotë softueri prodhimi dhe përpunimi për industrinë e dyer-dritareve. Është krijuar posaçërisht për bazën e të dhënave të sistemeve të Alumil dhe i jep mundësinë përpunuesve për të vlerësuar qëllimet e kostos dhe prodhimit për dritaret ose dyert që ata duhet të krijojnë.

Ofron performancë të lartë dhe besueshmëri që çdo kompani e ardhshme  mund të besojë në rritjen e fitimit dhe të gëzojë një avantazh konkurrues.
AlumilCal® ofron karakteristika të reja, përmirësime të proceseve dhe përparime teknologjike për të ofruar një zgjidhje perfekte për çdo lloj përpunuesi të dritareve. E ndërtuar me teknologjinë më të fundit dhe të mbështetur nga eksperienca shumëvjeçare, AlumilCal® është softueri më i avancuar në industrinë e dritareve dhe dyerve sot.

AlumilCal® vjen me një bazë të plotë të dhënash të të gjitha serive tuaja të preferuara të Alumil dhe është në dispozicion në një ulje të veçantë për përpunuesit që bashkëpunojnë me Alumil.

Si funksionon

Dizajni, funksionaliteti dhe navigimi i menysë së AlumilCal® është përshtatur krahas nevojave të përpunuesve të dritareve, dyerve dhe fasadave. AlumilCal® mundëson vlerësime lehtësisht të kuptueshme dhe të përsëritshme, është i përshtatshëm në mënyrë optimale për porositë e prodhimit duke përfshirë planet e prodhimit, gjeneron propozimet për porosi dhe siguron mbështetje nga kuotimi në faturim. AlumilCal® është shumë i shpejtë dhe ofron maksimumin në përsosmëri. Sigurisht, janë në dispozicion ndërfaqet për të gjitha formatet e të dhënave të përdorura zakonisht nga prodhimi dhe përpunimi pasues. Por, kjo nuk është e gjitha. AlumilCal® është një sistem i zgjuar. Të gjitha shënimet e të dhënave kontrollohen automatikisht për besueshmëri për të shmangur gabimet e hyrjes. Të gjitha funksionet e llogaritjes synojnë kursimin e kohës, materialeve dhe kostove monetare.

Veçoritë në dispozicion

Karakteristikat që punojnë për ju / Kapërcimi i sfidave me zgjidhje gjithëpërfshirëse
Një përmbledhje e funksioneve kryesore të AlumilCal® janë:

  • Vlerësimet e kostos dhe analiza
  • Analiza e hollësishme e materialeve
  • Raportet e vlerave U dhe dokumentacioni CE
  • Shumica e raporteve të përgatitjes së punës
  • Raportet e kuotimit dhe opsione shënimesh për të krijuar kuotime
  • Listat e materialeve bashkuese
  • Listat e prerjes (te pergjithshme dhe të optimizuar per humbje minimale)
  • Optimizimi i bazuar në profilet standarde të Alumil dhe gjithashtu në gjatësi të veçanta
  • Lidhja me makinat e sharrave (Emmegi, Elumatec, ABCD Logika, Altech, Beckhoff, BJM, Deman, Elsele, Exenso, FBUSONL, Ferro, Fimtec, FOM, Hencht, Italmac, Kaban, Kaltenbach, La2360, Oemme, Ozgenc, Oztum, Pertici, Rapid, Razor, Risus, Rotox, S1000, Schueco, Tekna, Tigerstop, TPS, ëegoma, ëH, ëinkhaus, Yilmaz, Zadat, Ozcelik)
  • Lidhje me makina CNC (Abakus, Alufab, BDM, BJM, CamQuix, DSTV, Deman, Dubus, EluCad, Elumatec, Emmegi, Fischer, Italcam, Italmac, Mecal, Mubea, NC-X, Rotox, SchueCam,
  • Printimi me Barkode dhe Etiketa
  • Seksioni tërthorë gjatë redaktimit të pozicioneve
  • Raporte të detajuara të prerjes tërthore për dokumentim dhe fabrikim
  • Optimizimi 2D për optimizimin e xhamit dhe paneleve
  • Modul i zbatuar CAD (2D)
  • Përpunues i zbatuar i tekstit
  • Lidhja e interfejsit me faqet e Excel
  • Ndërfaqe për të lidhur Autodesk Autocad ™
  • Vizatimi Export do dëg, format dxf
  • Bibliotekat e Sistemit dhe Përdoruesve
  • Analiza Strukturore (statika e rrezeve individuale, statika xhamit, statika, gjatë redaktimit të pozitave etj)
  • Përditësimet në internet me listat e çmimeve më të fundit dhe zgjidhjet e Alumil
  • Opsioni për të punuar në rrjetin lokal dhe vendet e shumta të punës

Garanci 
Duke kërkuar mbështetje për përdorimin e softuerit AlumilCAL (tani e tutje i referohemi si sesion) nga një përfaqësues i Alumil – AlumilCAL (tani e tutje i referohemi si konsulent teknik) ju pranoni  ofertën dhe garancinë e tanishme të ALUMIL. Sesioni është i disponueshëm gjatë ditëve dhe orëve të punës sonë dhe pas një komunikimi paraprak.
Per ekzekutimin e sesionit:
Konsulenti teknik në fillim do kërkojë të aksesojë kompjuterin tuaj.ALUMIL nuk është përgjegjës për asnjë pengesë lidhur me linkimin dhe shikimin e çdo përmbajtjeje të desktopit apo performancës së sistemit.
Konsulentët teknikë përdorin Anydesk për tu lidhur në distancë me kompjuterin tuaj. Performanca e sesionit përmes Anydesk konsiderohet e sigurtë. Seanca do të regjistrohet si provë dhe për arsye sigurie. Regjistrimi është i koduar dhe mund të aksesohet përmes softuerit Anydesk. Regjistimet ruhen në serverin tonë për një periudhe kohe prej 3 muajsh dhe mund të kërkohen nga ju në çdo kohë 
Nuk ka përpunim të të dhënave personale.
Është vërejtur se performanca e sesionit nëpërmjet Anydesk mbetet në përputhje me GDPR dhe legjislacionin e vendit përkatës. Për qëllime sigurie dhe privacie ALUMIL rekomandon që të dilni nga çdo aplikacion që ka të dhënat tuaja konfidenciale përpara se konsulenti teknik të fillojë një seancë mbështetjeje në distancë, gjithashtu të qëndrojë ulur në tavolinën e punës së tij gjatë gjithë sesionit. 
ALUMIL nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi për gabime në dosjet tuaja dhe humbjen e të dhënave që mund të ndodhin gjatë ose pas një sesioni në distancë.
ALUMIL ju siguron se punonjësit tanë janë të trajnuar në mënyrë të përshtatshme dhe i përmbahen detyrimeve të mosdeklarimeve dhe kujdesit të duhur. Konsulentët teknikë nuk do të kopjojnë asnjë dosje apo program të instaluar në kompjuterin tuaj pa miratimin tuaj paraprak vetëm nëse është e nevojshme për qëllime të ekzektutimit dhe mbështetjes së AlumilCAL. Në raste të tilla do të informoheni paraprakisht. Për më tepër, konsulentët tanë teknikë janë të vetmit përgjegjës për ekzekutimin e sesionit. Në disa raste, mund të kërkohet ndihmë shtesë nga Orgadata AG. ALUMIL ju siguron se asnjë e dhënë personale nuk do të shpërndahet me Orgadata AG, përveçse atyre që u shpërndanë për aktivizimin e softuerit.
Bazuar në ekzekutimin dhe mbështetjen për AlumilCAL, ALUMIL ju rekomandon që të ruani një kopje rezervë të skedarëve dhe të dhënave tuaja rregullisht.