Alumil Albania
Choose your local website

Punishtja Ime

V-Blocker: Sistemi i ri Ndarës për mbrojtje kundër COVID-19

Qer 25, 2020, 14:35 e pasdites by Anastasia Stamelou
Rregullat e reja të higjienës dhe sigurisë të vendosura në këto rrethana të vështira janë një sfidë për bizneset dhe dyqanet. Përvoja jonë inovative në hartimin e sistemeve ndarëse për vendet e punës, kanë çuar në zhvillimin e një sistemi të ri të plotë duke siguruar higjenën dhe rregullat e sigurisë.

Rregullat e reja të higjienës dhe sigurisë të vendosura në këto rrethana të vështira janë një sfidë për bizneset dhe dyqanet. Përvoja jonë inovative në hartimin e sistemeve ndarëse për vendet e punës, kanë çuar në zhvillimin e një sistemi të ri të plotë duke siguruar higjenën dhe rregullat e sigurisë.

Sistemi i ri i ndarjeve SMARTIA P19 V-Blocker u zhvillua për mbrojtje kundër COVID-19 dhe ofron një zgjidhje unike të harmonizuar plotësisht me nevojat e kësaj periudhe të veçantë që po kalojmë. Ai përbëhet nga një kornizë alumini dhe një grup panelesh transparente ose jo transparente që mund të montohen në të. Është ideal zona ngrënieje dhe apo te kalimit të kohës së lirë (restorante, kafene, bare, etj.), Sallone bukurie, vende pune, dyqane, shërbime publike, biznese dhe çdo vend tjetër që pret shumë njerëz çdo ditë.

  • Karakteristikat kryesore të SMARTIA P19 (V-Bocker)
  • Përbëhet nga një kornizë alumini me dizajn minimal dhe qëndrueshmëri të lartë.
  • Dimensionet maksimale të ndarjes vetë-qëndruese janë: 1.60 x 1.00 m (L x Gj)
  • Mundësi për të montuar fletët e polikarbonatit, pleksiglas, xham sigurie, panele prej druri ose alumini, etj.
  • Një kombinim i materialeve të mësipërme mund të montohet në sistemin e ndarjes

Përparësitë e SMARTIA P19 (V-Blocker)

  • Siguria dhe mbrojtja kundër COVID-19
  • Dizajn i lehtë i lëvizshëm modular me qëndrueshmëri të fortë për të shmangur aksidentet
  • Kualitet dhe qëndrueshmëri e shkëlqyeshme e materialeve për një kohë të gjatë intensive përdorimi të shpejtë
  • Transparencë e cila siguron shpërndarje natyrore të dritës dhe dukshmëri
  • Dizajn elegant dhe mundësinë e kombinimeve të pakufizuara të dizajnit për të përditësuar estetikën e secilës hapësirë ​​

ALUMIL, si një nga kompanitë më inovative në fushën e sistemeve arkitektonike ndërkombëtare të aluminit, studjon vazhdimisht nevojat e tregut gjatë kësaj kohe të vështirë dhe hap zgjidhje që shërbejnë si "armë" të rëndësishme kundër pandemisë që prek të gjithë botën. Produktet që kontribuojnë në zbatimin e suksesshëm të masave paraprake tani janë thelbësore në mënyrën sesi njerëzit të kthehen në rutinat normale ditore të mbeten sa më të mbrojtura.