Lajme
Gjeni çfarë ju nevojitet shpejt dhe lehtë
nëntor 2020
30.11.2020
Pamja industriale është rishfaqur si një stil arkitektonik, duke treguar një drejtim të ri në industrinë e ndërtimit. Numri i ndërtesave që ndjekin këtë qasje të dizajnit po rritet në të gjithë botën. Sistemi i ri me mëntesha i ALUMIL, SMARTIA S67 URBAN, ndërthur pamjen industriale dhe nivelet e larta të performancës.
30.11.2020
Vista & Parkview, dy kullat shumëkatëshe, janë ndërtuar dhe janë në dispozicion për përdorim biznesi dhe banimi. Vetëm 2 km nga qendra historike dhe parku Kalemegdan, dy rrokaqiejt janë në mes të aktiviteteve të ndryshme urbane dhe kulturore.
22.11.2020
“ArXellence 2", konkursi ndërkombëtar i arkitekturës i ALUMIL, është përfunduar me sukses të shtunën, më datë 21 Nëntor, me shpalljen e 6 çmimeve dhe 4 përmendjeve nderuese.
13.11.2020
SMARTIA M8200 e ALUMIL është një sistem mbështetës vertikal i xhamit, për kangjella xhami. Të gjitha zgjidhjet e serive dallohen për estetikën e tyre moderne dhe
qëndrueshmërinë ekstreme.
9.11.2020
Gjatë kësaj periudhe sfiduese, në një pikë kritike të pandemisë COVID-19, ALUMIL zhvillon produkte që kontribuojnë në uljen e transmetimit të koronavirusit. ALUMIL Smart Gate, pajisja e avancuar për matjen e temperaturës pa kontakt dhe shumë saktë, është produkti kryesor i kompanisë kundër virusi.
4.11.2020
Ne krijuam Ambasadorët e Gjelbër ALUMIL, një ekip punonjësish me mision për të mbrojtur mjedisin dhe për të rritur ndërgjegjësimin për çështjet ekologjike.
tetor 2020
23.10.2020
Pothuajse 23 kilometra nga qendra e qytetit, pranë anës bregdetare të Santa Monica, ka filluar një projekt i ri ambicioz. Broadway 500, një kompleks i katër ndërtesave 7-katëshe që me krijimin e tyre do të strehojnë 249 banesa dhe qendra tregtare.
23.10.2020
Një sistem i përparuar me ngritje rrëshqitje që përfaqëson gjeneratën e re të kornizave të azhurnuara ALUMIL të cilat mbulojnë hapje të mëdha. S700 kaloi testin e vlerësuar ndërkombëtarisht "Miami Dade" kundër uraganeve dhe u certifikua zyrtarisht për të.
14.10.2020
Porta Smart u instalua në Muzeun e Akropolit, një pikë referimi për çdo vizitor të Athinës. Pajisja vendoset në hyrje të Muzeut dhe mat temperaturën e mijëra vizitorëve, pa krijuar vonesa të panevojshme.
9.10.2020
Kohët e fundit, ALUMIL publikoi Raportin e tij të parë vjetor të Qëndrueshmërisë, duke paraqitur në detaje të gjitha aktivitetet që kryhen duke pasur në thelbin e tyre respektin për njerëzit dhe mjedisin.
2.10.2020
Supreme S91 (Versioni Hi) është çertifikuar nga “Passive House Institute” me normën më të mirë të izolimit termik për zonën klimatike “E ftohtë, e butë”.
shtator 2020
23.9.2020
Akademia ALUMIL zyrtarisht filloi aktivitetet e saj në 2019, duke patur sukses të madh dhe duke marrë komente shumë mbështetëse nga industria e ndërtimit. Përmes programeve të saj gjithëpërfshirëse të trajnimit, ajo ndihmoi përpunuesit të zgjerojnë njohuritë e tyre, duke përmirësuar statusin e tyre si profesionistë.
23.9.2020
COMFORT M8100, kangjella të tipit INOX me alumin të anodizuar, është një seri produktesh që ka mbuluar shumë nevoja ndërtimi gjatë dekadave të fundit. Këtë vit, kemi vazhduar me rihedhjen e M8100, duke shtuar elemente që pasurojnë serinë dhe ofrojnë një gamë më të gjerë të zgjidhjeve. Kështu, ne prezantojmë përsëri serinë si një nga kangjellat më të besueshëm në kategorinë e saj.
23.9.2020
Projekti "Da Vinçi", një kompleks 3 ndërtesash - 2 qiellgëvishtësash dhe një strukturë bodrumi 9-katëshe - që e ka marrë emrin nga i famshmi Leonardo Da Vinci, është një projekt që përfshin të gjitha karakteristikat e qytetit, por në të njëjtën kohë ka vizionin për të arritur më shumë dhe për të kapërcyer të gjitha ndërtimet e mëparshme në shkallë të gjerë, të frymëzuar nga fryma inovative dhe fuqia krijuese e Leonardos.
23.9.2020
Karakteristikat e izolimit termik të sistemit SUPREME S650 PHOS janë përmirësuar më tej, pasi ne kemi zhvilluar 3 profile të reja të izoluara termikisht me dizajn inovativ për profilin ndërlidhës (d.m.th. pika e takimit të dy brezave).
10.9.2020
ALUMIL, si pjesë të programit të saj të përgjegjësisë shoqërore të korporatave dhe duke i dhënë përparësi zhvillimit të qëndrueshëm, financon proçesin e pastrimit të ujit të detit të Selanikut në gjirin e Thermaikos.
korrik 2020
27.7.2020
Pergolat bioklimatike të ALUMIL pasurojnë përdorimin e një ndërtese, duke e shtrirë atë në mjedisin e jashtëm. Për më tepër, përmes pajisjeve të tyre shtesë që rrisin rehatinë dhe funksionalitetin, sigurohen kushte jetese me cilësi të lartë.
27.7.2020
Vizioni i arkitektëve është që Shtëpia Taberner do të plotësojë në mënyrë harmonike parkun e kopshteve të Mbretëreshave, i cili aktualisht është në proces të rindërtimit. Rezultati i përgjithshëm duhet të përvetësojë një karakter antropocentrik, me theks në praktikë, plotësimin e nevojave të qytetarëve, si dhe bashkëjetesën e qetë me parkun dhe elementin e saj të gjelbër, i vendosur drejtpërdrejt përballë kompleksit ndërtimor.
27.7.2020
Ndotja intensive e zhurmës është një problem i madh që ka një efekt negativ në standardet e jetesës së banorëve, veçanërisht në qytetet e mëdha. Duke njohur këtë çështje të rëndësishme, ne përpiqemi gjithmonë të ofrojmë produkte që ofrojnë mbrojtje të lartë kundër zhurmave të jashtme.
27.7.2020
Avantazhi konkurrues i bazave të reja të M8200 është aftësia e tyre për t'u montuar në buzë të ballkonit, pa rrezik të dëmtojnë skajin e dyshemesë nga vida e spirancës.