Alumil Albania
Choose your local website

Lajme

SMARTIA M8200 - Certifikim i ri i ngarkesës së erës

SMARTIA M8200 i ALUMIL është një sistem mbështetës vertikal xhami, i projektuar për ndërtimin e kangjellave të xhamit. Të gjitha zgjidhjet e serive dallohen për estetikën e tyre moderne dhe qëndrueshmërinë ekstreme.

Në mënyrë që të nxjerrim në pah përsosmërinë e serisë M8200 për sa i përket qëndrueshmërisë dhe sigurisë, ne testuam bazat në kushte reale. Gjithashtu, ne simuluam ngarkesat e erës së fortë që godasin kangjellat në ndërtesa të larta (p.sh. 30 kate).

Përveç testeve standarde (50Kg impakt, ngarkesë horizontale KN / m), ne kemi kryer prova sfiduese me shpejtësi të rritur të erës, duke e shtyrë sistemin në kufijtë e tij. Si rezultat, M8200 u certifikua për rezistencë ndaj presionit të erës, deri në 5000Pa, e cila është e barabartë me shpejtësinë 310Km / h.

 

Pas zgjerimit të serive M8200 me bazat e reja që lejojnë vendosjen në skaj të ballkonit, këto çertifikime për rezistencë ekstreme të presionit të erës, rrisin dhe plotësojnë tiparet e sistemit. Në përfundim, vlen të përmendet se pas suksesit në këto teste kërkuese sigurie, ALUMIL mund të konkurrojë në projekte ndërkombëtare në shkallë të gjerë, duke përmbushur kërkesat e tyre me performancë të lartë.

Shto tek të preferuarat