Alumil Albania
Choose your local website

Lajme

Certificate for passive houses

ALUMIL SUPREME S91 – Një ndër sistemet prej alumini më të mira në botë për Shtëpitë Pasive

Supreme S91 (Versioni Hi) është çertifikuar nga “Passive House Institute” me normën më të lartë të izolimit termik në klasën e tij për zonën klimatike “E ftohtë, e butë”. Kështu, edhe një herë ALUMIL provoi se është një kompani udhëheqëse që përqendrohet në inovacion dhe në konstruksionet ekologjike. Vlera e Uw u caktua në 0,71 W / m2K dhe ALUMIL zuri një ndër vendet e para në botë në lidhje me sistemet prej alumini. Ky çmim është një nder i madh për ALUMIL si një kompani greke shumëkombëshe që tejkalon konkurrencën e ashpër jashtë vendit.

 
Shtëpitë Pasive, ndërtesat me autonomi energjitike dhe funksione ekologjike, janë e ardhmja në industrinë e ndërtimit dhe kompania jonë do të jetë pjesë e saj. Mbi një dekadë tashmë, ne zhvillojmë sisteme të shtëpive pasive, bazuar në zhvillimin e qëndrueshëm dhe ekonominë qarkulluese. Ne kemi qenë shumë të vlerësuar për projekte sfiduese ndërkombëtarisht, të tilla si Selia e Google në qytetin e New York-ut. Vlen të përmendet se kompania jonë ishte korporata e parë greke që mori certifikimin e shtëpisë pasive për Supreme S91 disa vjet më parë. 

Në ALUMIL ne nuk vendosim kufinj për njohuritë tona teknike. Çmimet e ndryshme sjellin gëzim për çdo anëtar të organizatës sonë dhe na japin kurajo të vazhdojmë të zhvillojmë produkte që do të na bëjnë krenarë dhe do të përmirësojnë jetën e përditshme të njerëzve në të gjithë botën.

Shto tek të preferuarat