Alumil Albania
Choose your local website

Lajme

ALUMIL Academy: Programe edukimi të përparuara për Përpunuesit

Akademia ALUMIL zyrtarisht filloi aktivitetet e saj në 2019, duke patur sukses të madh dhe duke marrë komente shumë mbështetëse nga industria e ndërtimit. Përmes programeve të saj gjithëpërfshirëse të trajnimit, ajo ndihmoi përpunuesit të zgjerojnë njohuritë e tyre, duke përmirësuar statusin e tyre si profesionistë.

Bazuar në reagimet mbështetëse nga përpunuesit dhe misioni për të zhvilluar partnerët e saj,  ALUMIL Academy ka azhurnuar programet e saj të trajnimit. 3 rrugët e trajnimit të Akademisë tani, janë:

Suport Teknik për Përpunuesat

Trajnim për Përpunuesit e Rinj

Konsultim në zhvillimin e biznesit  

ALUMIL pasuron programet mësimore, duke shtuar në rrugën ekzistuese të trajnimit të "Mbështetjes Teknike të Përpunuesave", dy rrugë të tjera: "Trajnim për Përpunuesat e Ri" dhe "Konsulencë për zhvillimin e biznesit". Përmes këtyre programeve mësimore, ALUMIL synon të sigurojë një kurrikulë të plotë, që do të mbulojë fusha të shumta trajnimi dhe zhvillimi, në varësi të nevojave të studentëve të rinj, përpunuesave ekzistues dhe / ose punonjësve të tyre.

Nisma e ALUMIL është një projekt unik që do të kontribuojë në zhvillimin e industrisë, përmes përmirësimit sistematik të njohurive dhe aftësive teknike të përpunuesave. Një nga shtyllat e Akademisë është programi "Trajnim për Përpunuesit e rinj". Ky program i veçantë është krijuar për të rinjtë pa ndonjë përvojë, të cilët dëshirojnë të fillojnë karrierën e tyre në përpunimin e sistemeve të dritareve të aluminit, ose sistemeve të tjera arkitektonike alumini si pergola, sisteme rrethimi, kangjella etj.

Programi ka një kohëzgjatje prej një viti dhe ofron "Certifikim për Përpunuesit e Dritareve dhe Dyerve të Aluminit" nga ALUMIL, duke siguruar një mundësi të shkëlqyeshme për trajnim teknik të çertifikuar, që hap derën për një karrierë brenda rrjetit të gjerë të partnerëve të kompanisë.

Studentët kanë qasje në teknologjitë e reja dhe ata fillimisht marrin arsim për një gamë të gjerë të aplikimeve të aluminit, ndërsa në pjesën e dytë të programit ata mësojnë rreth sistemeve të përparuara të dritareve dhe dyerve të ALUMIL. Është një kurs studimesh shumë praktik dhe i drejtuar nga specialiteti që synon të përgatisë me sukses profesionistin e ardhshëm. Të diplomuarit kanë privilegjin ekskluziv për të marrë një çertifikim të njohur nga organizata britanike e vlerësuar ndërkombëtarisht TQUK, duke përmirësuar nivelin e arsimit dhe potencialin e tyre të karrierës.

Për më tepër, ALUMIL Academy ofron një program shtesë me një kohëzgjatje prej 2 muajsh, i cili u jep mundësinë të diplomuarve për të zhvilluar më tej aftësitë e tyre. Programi "Përpunues i Çertifikuar i SUPREME" është një specializim që klasifikon të diplomuarit e Akademisë si përpunues elitë. Të gjithë të diplomuarit në kursin kryesor të studimeve, kanë shansin të përfundojnë këtë trajnim dy-mujor, në mënyrë që të çertifikohen për sistemet e aluminit SUPREME të nivelit të lartë të ALUMIL. Pas përfundimit me sukses të këtij programi, kursantët marrin një çertifikim të azhurnuar të njohur nga TQUK.

Kurset përfshijnë shumë lëndë dhe orë trajnimi, ndërsa klasat mbeten të vogla. Numri i kufizuar i studentëve në secilën seancë mësimi siguron që standardet e larta të cilësisë së ALUMIL-it të përmbushen me sukses.

ALUMIL, duke u përpjekur për përsosmëri dhe si një pionier në fusha të shumta, ka vizionin që t'u ofrojë partnerëve të saj të gjitha mjetet dhe njohuritë, në mënyrë që t'i pajisë ata me një aftësi për ndërtime me cilësi të lartë dhe t'u sigurojë atyre një platformë holistike për të zhvilluar kompaninë e tyre.

 

 

 

 

Shto tek të preferuarat