Alumil Albania
Choose your local website

Lajme

ALUMIL zbulon kodin e Da Vinçit në Tel Aviv!

Tel Aviv është një qytet modern që nuk fle kurrë. Projekti "Da Vinci", një kompleks 3 ndërtesash - 2 qiellgëvishtësash dhe një strukturë nëntokë prej 9-katesh - që e ka marrë emrin nga i famshmi Leonardo Da Vinci, është një projekt që përfshin të gjitha karakteristikat e qytetit, por në të njëjtën kohë ka vizionin për të arritur më shumë dhe për të kapërcyer të gjitha ndërtimet e mëparshme në shkallë të gjerë, të frymëzuar nga fryma inovatore dhe fuqia krijuese e Leonardos.

I vendosur pranë qendrës së biznesit dhe argëtimit të qytetit, Da Vinçi shquhet për dizajnin e tij inovativ. Falë pozicionit të ndërtesës pranë rrugëve qendrore, të tilla si Ayalon Highway dhe Namir, ajo në mënyrë të pashmangshme bëhet pika kryesore e zonës, për shkak të madhësisë dhe stilit spektakolar. Në nivelin më të ulët të ndërtimit, ne gjejmë 9 kate të gatshme për hapësira biznesi dhe zyra, të vendosura rreth një oborri të bukur që krijon atmosferën e përsosur për përdorim komercial. Në krye të strukturës më të ulët 9 katëshe, ka një kopsht mbi çati që ofron një pamje të mrekullueshme të qytetit dhe gjithashtu ofron hapësira për t'u çlodhur, duke përfshirë një pishinë mbresëlënëse prej xhami. Të dy kullat, me 42 kate secila, do të strehojnë 412 apartamente, që do të karakterizohen nga luksi dhe komoditeti.

Brendësia e apartamenteve do të ndjekë linjat e jashtme, duke shprehur vizionin e Arkitektëve Yashar që projektuan ndërtesën. Vizioni i tyre kombinon funksionalitetin harmonik, përsosmërinë estetike dhe një përvojë jetese të pakrahasueshme. Duke ndjekur këtë qasje, kompleksi është projektuar me vija të drejta, duke shërbyer njëkohësisht prestigj dhe komoditet. Për më tepër, lidhja e dy kullave përmes ndërtimit më të ulët 9 katësh dhe hapësirave përreth, japin theks në një mënyrë jetese të drejtuar nga cilësia.

ALUMIL është një pjesë e rëndësishme e këtij projekti të jashtëzakonshëm duke pajisur kompleksin e ndërtesave me një sistem alumini me rrëshqitje të personalizuar që u krijua ekskluzivisht për Da Vinçi për të përmbushur standardet e tij të performancës së lartë dhe kërkesat e projektimit. Sistemi i aluminit i personalizuar i ALUMIL, kontribuon në përfundimin me sukses të Da Vinçit me cilësi, stil dhe nivele me performancë të lartë.

Edhe një herë, ALUMIL provon përmes Departamentit të Projekteve Ndërkombëtare, se projektet në të cilat është përfshirë kompania nuk njohin kufij. Përvoja në sistemet arkitektonike të aluminit, epërsia teknologjike dhe mbështetja teknike holistike në çdo fazë të projektit, janë përbërësit kryesorë për çdo arritje të re të ALUMIL, që çon drejt suksesit dhe pasurimit të portofolit të gjerë të projekteve ndërkombëtare.

 

Shto tek të preferuarat