Alumil Albania
Choose your local website

Lajme

ALUMIL Smart Gate është instaluar në Shtëpinë e Parlamentit Grek

Gjatë kësaj periudhe sfiduese, në një pikë kritike të pandemisë COVID-19, ALUMIL zhvillon produkte të cilat kontribuojnë në uljen e transmetimit të koronavirusit. ALUMIL Smart Gate, paisja e avancuar për matjen e temperaturës në mënyrë të saktë dhe pa kontakt është produkti më i vlefshëm kundër virusit. Shtëpia e Parlamentit Grek është një ndër ndërtesat që përdor ALUMIL Smart Gate në hyrjet e saj, duke e përdorur si një masë parandaluese kundër një transmetimi të mundshem të virusit. Kohët e fundit, pajisjet e matjes së temperaturës pa kontakt të ALUMIL u instaluan në disa zona në ndërtesën e  Parlamentit. Këto zona përdoren ose nga deputetët dhe stafi ose nga publiku (p.sh. Biblioteka e Parlamentit). Parlamenti Grek ndoqi një numër institucionesh ose korporatash që zgjodhën produktin inovativ të ALUMIL. Lista përfshin Rezidencën Presidenciale, Muzeun e Akropolit, njësi shkollore, qendra tregtare, dyqane me pakicë, kafene dhe restorante. Për më tepër, vlen të përmendet prania e konsiderueshme globale e pajisjes. Në Europë, ALUMIL Smart Gate pajisi organizata të sektorit publik dhe privat. Shembuj të fundit janë Parlamenti Hungarez dhe shkollat ​​ose spitalet në Austri dhe Republikën Çeke, ndërkohë shumë kompani të tjera kanë shprehur interes për të blerë pajisjen. Jashtë territorit europian, ALUMIL Smart Gate është instaluar në SH.B.A., Indi, Dubai, Korenë e Jugut dhe Brunei, duke theksuar karakterin e saj ndërkombëtar. Fakti që Shtëpia e Parlamentit Grek - thelbi i Demokracisë - i besoi ALUMIL Smart Gate, në mënyrë që të mbrojë shëndetin e deputetëve, stafit dhe vizitorëve, do të thotë shumë për ne. Por mbi të gjitha, kjo na frymëzon të vazhdojmë të ngremë nivelin e përsosmërisë teknologjike duke prodhuar pajisje që ndihmojnë shoqërinë.

Shto tek të preferuarat