Alumil Albania
Choose your local website

Lajme

fragmente_te_arkitektures_bashkekohore_shqiptare_event

Fragmente të Arkitekturës Bashkëkohore Shqiptare

ALUMIL Kosova mbështet eventin e organizuar për promovimin e librit "Fragmente të Arkitekturës Bashkëkohore Shqiptare".
Në edicionin e parë të këtij libri u paraqitën para audiencës disa nga projektet më të spikatura e të veçanta nga të gjithë trevat shqiptare. 
 

Në eventin e organizuar nga PikArk dhe Shoqata Kosovare e Arkitektëve, qe u mbajt tek Modelariumi pranë Fakultetit të Prishtinës ishin të ftuar arkitektë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut si dhe përfaqësues të autoriteteve qendrore dhe lokale të Kosovës dhe Shqipërisë.

Ky libër sjell në vemendje arkitekturën shqiptare, gjatë viteve të fundit e në të janë paraqitur 20 projekte nga Shqipëria, 20 projekte nga Kosova dhe 1 projekt nga Maqedonia e Veriut.
Disa nga këto projekte ishin të realizuara me sistemet ALUMIL duke nxjerrë në pah tiparet inovative, si një vlerë e lartë e shtuar për përmirësimin e cilësisë, performancës dhe estetikën e projekteve. 

Gjatë prezantimit të projekteve si fragmentet më të bukura të arkitekturës mbarëshqiptare, të realizuara në vitin 2020 nuk mungoi as kritika nga paneli i të ftuarve, ku në fokus ishte imagjinata dhe puna e palodhur e arkitektëve të njohur ose jo.
Gjithashtu u nxorrën në pah disa nga aftësitë e ndërthurjes së stilit arkitekturor bashkëkohor me atë të karakterit vendas shqiptar. 

Në një debat të tillë konstruktiv midis panelit dhe të ftuarve u përmend edhe ndikimi i autoriteteve në arkitekturën e aplikuar në përgjithësi, nga ku prej specialistët e fushës shprehën idetë dhe format e ndryshme për të nxitur përmirësimin e jetesës urbane dhe rurale nëpërmjet arkitekturës bashkëkohore gjithëpërfshirëse.

Alumil Kosova do të jetë gjithmonë në përkrahje për të ngritur zërin e arkitektëve sa herë që ai të jetë i nevojshëm. 

Shto tek të preferuarat