Alumil Albania
Choose your local website

Lajme

SMARTIA M9660 PHOS: Sistemi i ri ALUMIL për dritare të jashtëzakonshme me kasë minimale

SMARTIA M9660 është një ndër sistemet me hapje më të suksesshme, me konsumatorë që e zgjedhin atë nga një varietet i gjërë i projekteve në botë. Së fundmi, një version i ri i përmirësuar u shtua në M9660, sistemi SMARTIA M9660 PHOS. Kjo hapi një kapitull të ri në historinë e gjatë të sistemit. 

Filozofia “PHOS” është më e kërkuara kur vjen puna tek dizajni. Përfshirja e M9660 në këtë elitë sistemesh përmirëson aftesitë e tij të larta. Një ndryshim i rëndësishëm është fakti se M9660 është pasuruar me tipologjitë e kanatit, diçka që përmirëson identitetin e tij stilistik. Gjithashtu, alumini i dukshëm është ulur në 70.5 mm, duke u përshtatur me kërkesat arkiketurale bashkëkohore për dizajn minimal. 

Gjithashtu, vlen të përmendet se M9660 PHOS është ideal për një rezultat holistik në rast të projekteve që kërkojnë standartin (M9660) dhe tipologjitë minimale (M9660 PHOS). SMARTIA M9660 PHOS është e vlefshme në dy versione të izolimit termik- Standart dhe Hi- duke mundësuar fleksibilitet bazuar në eficencën e tij energjitike dhe performancën totale. Sistemi është certifikuar nga instituti i rinovuar ndërkombëtar  “ift Rosenheim” me një përshkrueshmëri të ajrit të Klasit 4, me një përshkrueshmëri të ujit të Klasit 7A (300 Pa) dhe rezistencë ndaj erërave në nivelin C3/B3.

SMARTIA M9660 PHOS është një zgjidhje moderne për projekte me nevoja të ndryshme. Është një sistem kasash vlerë-për-para që kombinon cilësinë e lartë, dizajnin e shkëlqyer në linjë me trendet arkitekturale bashkëkohore, dhe më së shumti me një çmim konkurrues duke e bërë planifikimin e çdo projekti një detyrë të lehtë!

 

Shto tek të preferuarat