Alumil Albania
Choose your local website

Lajme

Stadiumi Kombëtar Regbi në Bukuresht: Sistemet tona pajisin "shtëpinë" e sportit më të njohur

Bukureshti është një qytet me karakter intensiv dhe gjallëri rinore. Kryeqyteti rumun është qendra kulturore dhe ekonomike e vendit. Një pikë tjetër referimi për qytetin janë sigurisht sportet e ndryshme. Futbolli është më i njohuri, por ka gjithashtu një sport që duket se është i dashur në të gjithë vendin dhe veçanërisht në Bukuresht: Regbi! Nuk është rastësi që në qytet qëndron një nga stadiumet më të vjetra të regbisë, i cili pas disa rinovimesh përfundimisht u ridizenjua dhe u rindërtua.

Stadiumi i Ri Kombëtar i Regbisë, i vendosur në pjesën veriore të qytetit, është një projekti i dizenjuar nga zyra arkitekturale Dico & Tiganas. Vizioni i arkitektëve ishte ndërtimi i një pike moderne në Bukuresht, e cila do të presë ngjarje atletike dhe në të njëjtën kohë do të përmirësojë estetikën e rrethinës së saj. Një nga parimet kryesore të dizajnit ishte krijimi i hapësirave të hapura që do të rrisnin komunikimin dhe parandalonin mbipopullimin. Pjesa kryesore e stadiumit formon një trekëndësh që bëhet një vëllim i madh i kundërt me Manastirin mbresëlënës Cașin, i cili ndodhet afër. Karakteristikat themelore të ndërtesës janë linjat e qarta të saj dhe unifikimi i hapësirave. Këto elemente e bëjnë këtë ndërtim të jashtëzakonshëm më njerëzor dhe funksional.

Ndjesia e unitetit midis vëllimeve me madhësi të ndryshme nënvizohet nga fasada e cila luan rolin e një "zarfi" unik të bardhë që mbyll tërë konstruksionin. Në këtë kuptim, sistemet prej alumini që u zgjodhën janë në përputhje me këtë filozofi dhe gjithashtu mbështesin pjesën estetike te projektit. Sistemi i fasades SMARTIA M7 përforcon ndriçimin natyror i cili hyn në mjediset e stadiumit dhe fushën e regbit. M7 është ideale për ndërtime si Stadiumi Kombëtar Regbi, pasi siguron një qëndrueshmëri të lartë statike - një parakusht për arenat sportive - ndërsa qëndrueshmëria e tij në kushte ekstreme të motit mbulon në mënyrë efektive nevojat e ndërtesës. Për më tepër, një sistem shtesë i përparuar i ALUMIL, i izoluar termikisht SMARTIA S67, kontribuon fuqishëm në identitetin e ndërtesës. S67 dallon me dizajnin e tij modern, ndërkohë që performanca e lartë  energjitike ndjek kërkesat e larta për një stadium modern.

Stadiumi Kombëtar i Regbisë, në Bukuresht, është një shtesë spektakolare në peisazhin e qytetit. Linjat e tij minimale dhe bashkëjetesa e qetë me mjedisin e jashtëm zhvillojnë një zonë urbane miqësore për qytetarët, e cila dërgon një mesazh optimizmi dhe fryme atletike tek të gjithë. Pjesëmarrja e ALUMIL në krijimin e një stadiumi kaq të rëndësishëm dëshmon fleksibilitetin dhe larminë e gjerë të zgjidhjeve të produkteve të kompanisë, kur bëhet fjalë për projekte ndërkombëtare në shkallë të gjerë. 

Photo Credits: Cosmin Dragomir

Shto tek të preferuarat