Alumil Albania
Choose your local website

Lajme

SMARTIA S350 LT: Version i ri me tipologji të përparuara që plotëson çdo nevojë

Sistemi me rrëshqitje i izoluar termikisht SMARTIA S350  është i njohur për linjat e tij të drejta, minimale dhe fleksibilitetin e tij bazuar në proçesin e përpunimit dhe instalimit. Ky sistem i avancuar nga ALUMIL mundëson tri (3) tipologji të reja nëpërmjet versionit të tij të ri SMARTIA S350 LT. Duke qënë më i plotë ofron zgjidhje të sofistikuara për çdo projekt. 


Të tri tipologjitë e reja përfshijnë : 

  • profil ndërmjetës me rrëshqitje 25 mm
  • prag të ulët
  • kanat të hollë 76mm

Tipologjitë e reja përmirësojnë sistemin në shumë aspekte. Në veçanti, profili ndërmjetës me rrëshqitje kontribuon në përmirësimin estetik duke vërtetuar kështu qasjen minimale që krijon një atmosferë më të mirë për banorët. Për më shumë, kanati i hollë përmirëson stilin minimal me gjërësinë minimale prej alumini. Tipologjia e tretë me prag të ulët është shumë e rëndësishme, sepse sjell lehtësi në përdorim dhe akses më të mirë për personat më të moshuar dhe fëmijët. Për shkak të përmasave të tij të shkurtra është një opsion ideal për zëvendësimin e kornizave në banesa më të vjetëruara. 

Performanca e S350 LT është certifikuar nga instituti i mirënjohur ndërkombëtar ift Rosenheim për arritjet e mëposhtme: klasi 4 i depërtueshmërisë së ajrit, klasi 7A (300 PA) i përshkrueshmërisë së ujit dhe klasi C2 i rezistencës ndaj stuhive të erës. Si përfundim, është e vlefshme të përmendim se të tri tipologjitë mund te kombinohen në mënyrë perfekte me më të vjetrat që mbështesin profile më të gjera ndërlidhëse, një kanat më të trashë dhe prag normal. Si rezultat, ky është një produkt shumë fleksibël që mund të përpunohet - bazuar në nevojat e veçanta të çdo projekti. 

SMARTIA S350 është një sistem që ofron performancë të jashtëzakonshme dhe efiçencë në kosto. Është një vlerë-për-zgjidhje-të-parave duke qenë i përshtatshëm për çdo zonë klimaterike. Veçanërisht në rastet e rinovimeve dhe zëvendësimeve të kornizave të vjetëruara, sistemi mundëson ndërtime të mëdha fleksibël dhe opsione të shumta të personalizuara!

Tipologjitë e reja mund të gjenden në bazën tonë të njohurive nën emrin e SMARTIA S350 LT.

 

Shto tek të preferuarat