Alumil Albania
Choose your local website

Lajme

Galeria Kombëtare e Greqisë: ALUMIL bëhet pjesë e një zgjerimi mbresëlënës

Në vitin 1896 juristi dhe i dashuruari pas artit Alexandros Soutsos trashëgoi koleksionin e tij të madh të artit në Shtetin Grek. Në atë kohë, askush nuk mund ta imagjinonte se si mund të përdorej ky koleksion. Gjithsesi, veprimet e tij luajtën rol kyç në krijimin e "Galerisë Kombëtare të Greqisë", që u hap në vitin 1900 në Athinë duke u bërë dhe një ndër ndërtesat ikonë në historinë kulturore të vendit. "Galeria Kombëtare", që këtë vit përmbush 121 vite operim, ishte zgjeruar së fundmi bazuar në dizajnin e ri arkitektural dhe u rilançua më 24 Mars, një ditë para festimeve për 200 vjetorin e Ditës së Pavarësisë Greke

Zyra arkitekturale  Grammatopoulos -Panousakis Architects και D Vasilopoulos Architects ishte përgjegjëse për dizajnin e ri dhe AKTOR S.A. ndërmori proçesin e rikonstruksionit. Dizajni i ri ndjek filozofinë moderne urbane dhe është në një linjë me qasjen e muzeumeve të ngjashme ndërkombëtare. Në veçanti, 11.000 metër katrorë u shtuan në ndërtesën ekzistuese (9.720 metër katrorë) më shumë se dyfishi i zonave të tij funksionale. Pas këtij rinovimi dhe zgjerimi, muzeumi mundëson 2.230 metër katrorë të hapësirave të reja të ekspozitës. Gjithashtu, ndërtesa tani ka 1.645 metër katorë të dhomave për koleksionet e artit, një recepsion 910 metër katrorë dhe dy dyqane për dhurata. 

Ështe e vlefshme të përmendim se "Galeria Kombëtare" e rinovuar ka tashmë një kat më shumë dhe tre nivele më shumë thellësi. Është dizenjuar në një mënyrë që të jep një ndjesi lirie, ndërkohë që qendron i lidhur me qytetin. Restoranti është një shembull perfekt, duke qenë i vendosur në katin e fundit dhe mundëson një pamje panoramike të Athinës dhe monumentit të Akropolit. Fasadat e zgjeruara të ndërtesës tërheqin vëmendjen dhe ofrojnë ndjesi bashkëkohore duke unifikuar mjedisin e brendshëm me atë të jashtëm. 

ALUMIL merr pjesë në një projekt me një bollëk sistemesh arkitekturale prej alumini. Ne mund të përmendim SMARTIA M50, një sistem fasade i avancuar. M50 dallon për dizajnin minimal, performancën e lartë të energjisë, përmirësimin e dritës natyrale dhe rritjen e fortësisë statike, madje dhe ndaj kushteve ekstreme klimaterike. Qëndrueshmëria strukturore është shumë e rëndësishme për muzeume si  "Galeria Kombëtare" me një kalim konstant të vizitorëve, duke mundësuar siguri për njerëzit dhe koleksionin e artit të muzeumit. Së fundmi, SMARTIA S560 (me ngritje e rrëshqitje) dhe SMARTIA S67 (kanati), përfundojnë të gjithë ndërtimin duke mundësuar funksionalitet, izolim të lartë termik, dhe funksionalitet maksimal, pa kompromentuar aspektin estetik të ndërtesës. 

Galeria Kombëtare Greke është një pikë referimi në historinë moderne të vendit dhe një organizatë e rëndësishme kulturore që promovon artin Grek për më shumë se një shekull. Ne jemi krenar që ALUMIL mundëson cilësi të lartë të sistemeve prej alumini dhe kontribuon në rinovimin dhe zgjerimin e tij. Ndërtesa e re e "Galerisë Kombëtare" është një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë së artit botëror dhe ne jemi të gëzuar të jemi pjesë e këtij projekti!

Shto tek të preferuarat