Alumil Albania
Choose your local website

Lajme

Webinar-et e ALUMIL : Përmirësim nëpërmjet ndarjes së njohurive

Këtë vit të gjithë kemi kuptuar që ndërlikimet e pandemisë së koronavirusit do të vazhdojnë të ndikojnë në jetën tonë të përditshme deri në një të ardhme të parashikueshme. COVID-19 ka shkaktuar shumë ndryshime në mjedisin e punës dhe i ka shtyrë kompanitë të zbulojnë metoda inteligjente dhe inovatore në mënyrë që të rrisin komunikimin me punonjësit dhe partnerët e tyre. Në ALUMIL, ne jemi përshtatur shpejt me këtë situatë të re dhe kemi ndërmarrë iniciativa të ndryshme, duke synuar të përmirësimin e takimeve tona nëpërmjet internetit, prezantimet në internet dhe trajnimet përmes webinarëve. Webinarët ALUMIL ofrojnë përmbajtje të pasur dhe mbështesin stafin dhe partnerët tanë.

Prezantime të produkteve nëpërmjet internetit

Partnerët tanë janë, për secilin prej nesh në ALUMIL, një pjesë e rëndësishme e kompanisë sonë. Prandaj, është jashtëzakonisht e rëndësishme t'i mbështesim ato duke ofruar njohuri dhe informacion. Ne duam që ata të jenë të vetëdijshëm për produktet dhe azhornimet tona të reja, të mësojnë detaje teknike që mund të jenë të dobishme për punën e tyre dhe mbi të gjitha, për t'i mbështetur ato në çdo fazë. Duke ndjekur këtë filozofi, ne kemi filluar prezantimet e produkteve tona online. Kohët e fundit ne kemi organizuar me sukses një prezantim në internet përmes Zoom në lidhje me sistemet tona të reja për gardhe dhe porta. Pothuajse 300 fabrikues morën pjesë në këtë prezantim, në të cilën produktet e reja u prezantuan dhe u diskutuan plotësisht.

Webinar e Alumilers

Njerëzit tanë janë prioriteti ynë. Prandaj, ne vazhdojmë të azhornojmë aktivitetet që mundësojmë të zhvillojmë pas orarit të punës, në mënyrë që tu japim atyre mundësi të pasurojnë pjesën e mbetur të ditës. Temat variojnë : nga seminaret lidhur me prindërimin dhe mbledhjet bazuar në fuqizimin e gruas, për programet e palestrës ose të kujdesit të shëndetit. Në këtë periudhë ne po organizojmë çdo javë seminare online tek GYROKINESIS®. GYROKINESIS® mundëson metoda alternative të lëvizjes.


E ardhmja e komunikimit

Ne nuk e dimë ekzaktësisht së çfarë na ofron e ardhmja, por e dimë me siguri se çdo kompani në të ardhmen do të ketë një përdorim të mirë të kanaleve online për komunikimin dhe menaxhimin e përditshëm. Pandemia COVID-19 padyshim ka përshpejtuar këtë proçes, por kur kriza globale e shëndetit të ketë përfunduar, njerëzimi do të jetë më fleksibël dhe i pjekur përsa i përket komunikimit digjital. Në ALUMIL, ne ndjekim rrugën e transformimit digjital dhe webinarët e ndryshëm janë në një linjë me kulturën e kompanisë që po përpiqet për inovacion dhe zhvillim çdo ditë.

 

Shto tek të preferuarat