Alumil Albania
Choose your local website

Lajme

Një festë globale e arkitekturës -"Ceremonia e Ndarjes se Cmimeve "ArXellence 2"

"ArXellence 2" është konkursi ndërkombëtar i ideve të arkitekturës nga ALUMIL, i cili u miratua nga Bashkimi Ndërkombëtar i Arkitektëve (UIA) dhe u krye në bashkëpunim të ngushtë me Komisionin Ndërkombëtar të Konkurrencës të UIA (Këshilli ICC), duke zbatuar standartet ndërkombëtar të UNESCO-s. Konkursi, pasi përfundoi çdo fazë (nga vizioni dhe thirrja për dorëzime deri te shënimet përfundimtare dhe vlerësimi i tyre), u përmbyll me sukses me një Ceremoni te Ndarjes se Cmimeve të zhvilluar online . 
Ngjarja  u mbajt online më 23 Shkurt. Më shumë se 3.000 përdorues unikë moren pjesë gjatë dy orëve e gjysmë të ceremonisë. Në fillim Presidenti dhe CEO i ALUMIL z. Giorgos Milonas deklaroi se "në një vit të mbushur me sfida të mëdha për shkak të kufizimeve të pandemisë COVID-19, njerëzit e ALUMIL mbetën besnikë ndaj vizionit të tyre për krijimin e një konkursi ndërkombëtar të ideve të arkitekturës, pa cënuar karakterin e saj global ”. Presidenti i grupit shprehu gjithashtu besimin e tij se "suksesi i ArXellence 2 do të inkurajonte autoritetet publike që të fillonin bisedimet bazuar në të ardhmen ekonomike dhe urbane të qytetit".
Presidenti i Jurisë ndërkombëtare të konkursit dhe përfaqësuesi i UIA z. Kasper Guldaget Jensen deklaroi lumuturinë e tij rreth pjesëmarrjes në këtë rrugëtim dhe përgëzoi ALUMIL per iniciativën dhe arkitektët për guximin e dedikimit të kohës dhe njohurive të tyre në rizhvillimin e kësaj zone të rëndësishme në Selanik, Greqi. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin gjithashtu përfaqësuesit e autoriteteve publike përgjegjëse për Selanikun: Nënsekretari i Ministrisë së Brendshme Z. Stavros Kalafatis, Guvernatori Rajonal i Maqedonisë Qendrore Z. Apostolos Tzitzikostas dhe Kryetari i Bashkisë së Selanikut Z. Konstantinos Zervas. Të gjithë ata folën me admirim për konkursin dhe theksuan rëndësinë e rizhvillimit të zonës bregdetare perëndimore të qytetit në të ardhmen e afërt, në mënyrë që Selaniku të bëhet qendra e zonës së Ballkanit. Pas prezantimeve të mësipërme, protagonistët e natës , arkitektët e vlerësuar që ndanë vizionin e tyre për të ardhmen urbane në Selanik, morën fjalën. Anëtarët e 10 ekipeve që spikatën në konkurs paraqitën propozimet e tyre, shpjeguan mendimet e tyre dhe folën për tërë përvojën e pjesëmarrjes së tyre në "ArXellence 2". Në fund të ceremonisë Drejtori i Inovacionit dhe drejtuesi i konceptit te ArXellence të ALUMIL Z. Nikos Salpingidis përgëzoi pjesëmarrësit dhe ekipin e tij për punën e madhe dhe motivimin dhe gjithashtu deklaroi: "Kompania jonë krijoi konceptin e ArXellence për dy arsye: e para sepse është pjesë e programit tonë të Përgjegjësisë Sociale të Korporatave dhe arsyeja e dytë është sepse ArXellence është një mënyrë për ALUMIL që të lidhet me botën e përhershme të krijimit dhe ideve dhe kjo është bota e arkitektëve në të gjithë globin ”. 
Në përfundim të deklaratës së tij Z. Salpingidis përmendi se kur kushtet do ta lejojnë ALUMIL do të organizojë një ekspozitë fizike kushtuar ArXellence 2 dhe ai gjithashtu informoi audiencën në lidhje me përgatitjen për "ArXellence 3". Në një periudhë që e gjithë bota përballet me një pandemi te paprecedentë, ALUMIL u ngrit në sfidë dhe organizoi "ArXellence 2". Njerëzit që ndoqën Ceremoninë e Ndarjes së Çmimeve patën mundësinë të shohin sesi komuniteti ndërkombëtar  arkitektural parashikonte zonën bregdetare perëndimore të Selanikut. Rezultati më thelbësor i "ArXellence 2" është se ai krijoi një platformë të mbushur me ide krijuese të planifikimit urban bazuar në vlerat e qëndrueshmërisë. Gjithashtu, komiteti organizues do të publikojë së shpejti një botim të veçantë që do të përfshijë propozime të paraqitura në konkurs dhe përmbajtje të dobishme për entuziastët e arkitekturës. Autoritetet lokale tani kanë mundësinë të përdorin disa nga këto ide në mënyrë që të drejtojnë Selanikun në rrugën e rritjes dhe zhvillimit. Sepse, siç tha CEO i Grupit ALUMIL z. Milonas në deklaratën e tij fillestare "si kompani, ne premtojmë të sigurojmë ndihmën dhe mbështetjen tonë për çdo përpjekje që synon të azhornojë Selanikun dhe ta vendosë qytetin në ballë të hartës ndërkombëtare, siç e meriton të jetë. "

Nëse dëshironi të shikoni videon e regjistruar të ceremonisë së ndarjes së çmimeve klikoni këtu.

Shto tek të preferuarat