Alumil Albania
Choose your local website

Lajme

ALUMIL merr vulën e cilësisë më të lartë për Trajtimet Sipërfaqësore

Kompania jonë bëhet industria e parë në Greqi me çertifikimet Premium Coater & Sea Proof Plus në sistemet arkitektonike prej alumini nga GSB International.

Si një kompani udhëheqëse e sistemeve arkitektonike prej alumini, ne gjithmonë rrisim nivelin e cilësisë në çdo aspekt. Çertifikimet ndërkombëtare të produkteve të kompanisë dhe proçeset e përparuara të prodhimit janë prova më e mirë për këtë.

Kohët e fundit, në kontekstin e zhvillimit të vazhdueshëm dhe sigurimit të cilësisë së lartë, ne u çertifikuam me vulën "Premium Aluminium Coater" nga Shoqata Ndërkombëtare GSB. Ky çertifikim i avancuar së fundmi përfundon një bashkëpunim të gjatë me GSB, pasi ALUMIL ishte kompania e parë greke e nxjerrjes së aluminit me një çertifikim GSB për trajtimet e saj sipërfaqësore që nga viti 2003.

Pas testimeve dhe inspektimeve, përshtatshmëria e pajisjeve dhe kontrollet e rrepta që aplikohen nga kompania në çdo fazë të trajtimeve sipërfaqësore, ishin siguruar. Për më tepër, kompania mori vulën shtesë "'Sea Proof Plus" për proçesin e Para-anodizimit. Para-anodizimi është një para-trajtim alternativ për veshjen me pudër duke siguruar mbrojtje më të lartë të profileve prej alumini nga korrozioni.

Që nga themelimi ynë, ne bëjmë perpjekje të vazhdueshme për të prodhuar sisteme arkitektonike dhe industriale prej alumini në përputhje me teknologjinë më të fundit dhe kërkesat e tregut, duke ruajtur vlerën e tyre dhe gjithmonë duke marrë parasysh proçedurat miqësore me mjedisin. Përveç kësaj, motoja e ALUMIL është "'Ndërtimi i përsosmërisë çdo ditë" dhe çertifikata si këto, theksojnë në mënyrën më të mirë të mundshme kulturën e kompanisë.

Shto tek të preferuarat