Alumil Albania
Choose your local website

Lajme

arxcellence-view

ArXellence 2 | Ceremonia e Ndarjes së Çmimeve Online

Ceremonia e Ndarjes së Çmimeve do të zhvillohet online më datë 23 shkurt 2021. Kjo ceremoni është një element kyç për suksesin e përgjithshëm të konkursit "Arxellence 2", pasi i jep mundësinë audiencës të takojë ekipet që qëndrojnë pas projekteve kaq interesante në mënyrë që të kuptojnë vizionin e tyre. Këtë vit, për shkak të kufizimeve të COVID-19, ceremonia e ndarjes së çmimeve të "ArXellence 2" do të zhvillohet online.

Kompania jonë vendosi të përdorë formatin online si një mjet ku arkitektët e vlerësuar të paraqesin punën e tyre. Kështu, 10 ekipet që spikatën do të kenë mundësinë të flasin për projektet e tyre dhe të analizojnë sfidat me të cilat u përballën gjatë gjithë këtij proçesi krijues. Gjithashtu, anëtarët e jurisë do të komentojnë çdo propozim, duke përmbledhur arsyet prapa vendimit për dhënien e propozimeve përkatëse.

ALUMIL, duke u qenë mirënjohës të gjithë pjesëmarrësve për përpjekjet dhe idetë e tyre të jashtëzakonshme të paraqitura,synon që të organizojë një ekspozitë si dhe një botim për të gjitha propozimet në verën e ardhshme.

Ju mund të regjistroheni këtu për t'u bërë pjesë e këtij eventi. 

Më poshtë mund të shkarkoni programin e plotë. 

Shto tek të preferuarat