Lajme

12 aktivitetet më të mira të ALUMIL në 2020
12 muaj / 12 veprime spektakolare të kompanisë
Viti 2020 ishte një vit shumë sfidues për botën. Një pandemi e papritur solli një numër të madh ndryshimesh në jetën tonë të përditshme, duke na bërë te rivlerësonim zakonet dhe proçedurat tona.
Në ALUMIL, që në fillimet e shpërthimit të COVID-19, ne u fokusuam në shëndetin dhe sigurinë e punonjësve tanë dhe mbështetëm shoqërinë për të luftuar kundër virusit. Më së shumti, ne i qëndruam besnikë vlerave tona, duke u fokusuar tek qëllimet tona me dedikim dhe këmbngulje. Kështu, viti 2020 na solli shumë momente të lumtura. Presenca ndërkombëtare e kompanisë sonë u zgjerua, ndërkohë që zhvillimi i produkteve të cilësisë së lartë mbetet në krye të aktiviteteve tona. Për më tepër, ne filluam ALUMIL Academy, shkolla e parë private për fabrikuesit e aluminit në Greqi, duke kontribuar në mënyrë efektive në rritjen e industrisë sonë dhe trajnimin e gjeneratave te reja dhe te vjetra.
Përveç kësaj, si një kompani lider, ne përqafuam përgjegjësinë tonë për një kontribut pozitiv në shoqëri. Kështu, ne shtuam veprimet tona të Përgjegjësisë Sociale të Kompanisë, duke ndërmarrë iniciativa që përmirësojnë kushtet e jetesës dhe duke u bërë një ndihmëse për njerëzit që kishin më shumë nevojë për të. Së fundmi, viti përfundoi mirë, me një event qe na bëri krenar : ne organizuam ArXellence 2, konkursi ndërkombëtar i ideve të arkitekturës së ALUMIL, duke kërkuar nga komuniteti global i arkitekturës të paraqesë ide rreth rizhvillimit të zonës bregdetare perëndimore në Selanik, Greqi.
12 aktivitetet kryesore të ALUMIL për vitin 2020 (klikoni në imazhe për të lexuar artikujt përkatës):
Projektet ndërkombëtare
Produktet
Nderimet
Edukimi
Përgjegjësia Shoqërore e Kompanisë