Alumil Albania
Choose your local website

Lajme

Investimi në riciklim për një të ardhme miqësore me mjedisin

Për të gjithë ne në ALUMIL, mbrojtja e mjedisit nuk është vetëm një projekt në planin vjetor, por është bërthama e strategjisë sonë për dekadën tjetër. 

Për më shumë se 30 vite, ne zhvillojmë produkte inovative që dallojnë në tregun ndërkombëtar. Sistemet tona arkitektonike prej alumini të një cilësie të lartë janë rezultat i aftësive teknologjike  por mbi të gjitha ato janë të prodhuara në një model prodhimi ciklik,i cili është në përputhje me parimet e një plani të qëndrueshëm biznesi. 

Synimi ynë kryesor është të minimizojmë gjurmën tonë të karbonit. Kështu, ne investuam 4.6 milion euro në një njësi të re për ndarjen e mbetjeve të aluminit e cila u krijua kohët e fundit në objektet tona. Njësia e re, e cila u ndërtua në vetëm 3 muaj, na mundëson të përpunojmë 60 ton lidhje skrapi prej alumini në baza ditore. Proçesi i ndarjes përfshin teknologjinë mekanike, magnetike dhe rrezet X. Në këtë mënyrë, ne menaxhojmë 5% rritje në nivelet e aluminit të ricikluar, ndërsa ne arrijmë 95% kursim të energjisë. Qëllimi ynë për 3 vitet e ardhshme, është të përdorim deri në 70% skrap alumini të ricikluar në linjën tonë të prodhimit.

Si një kompani udhëheqëse në fushën tonë, ne duam të kontribuojmë në të ardhmen e shoqërisë. Mbrojtja e mjedisit është një kërkesë e rëndësishme për një qëllim të tillë. Ne jemi një kompani ndërkombëtare që përqafon përgjegjësinë ndaj natyrës dhe njerëzve. Prandaj, ne jemi të vendosur të intensifikojmë veprimet tona për një të ardhme miqësore me mjedisin me kushte më të mira jetese për të gjithë.

 

Shto tek të preferuarat