Alumil Albania
Choose your local website

Lajme

The Scape në Brighton: ALUMIL përqafon të ardhmen në strehimin e studentëve

Gjatë dekadave të fundit, një numër i madh i të rinjve lëvizin nëpër Evropë duke kërkuar universitetin më të mirë në fushën e tyre të preferuar. Si rezultat, kërkimi për strehim modern që mund të plotësojë nevojat e çdo studenti në përditshmërinë e tij është bërë më i rëndësishëm se kurrë.

Brighton është një qytet në bregdetin jugor të Anglisë (76 km në jug të Londrës). Karakterizohet nga stili i gjallë i jetesës dhe disa universitete dhe kolegje të vendosura në rajon. Universiteti i Brighton dhe Universiteti i Sussex janë dy shembuj të shkëlqyeshëm, me më shumë se 35.000 studentë çdo vit. Gjithashtu, shumë të rinj studiojnë arte figurative në Akademinë e Brighton dhe në Shkollën e Filmit & Regjisë në Brighton . Kështu, të gjithë ata të rinj përpiqen të gjejnë një shtëpi që do të bëhet vendbanimi i tyre gjatë kësaj periudhe. "The Scape" është një kompleks modern ndërtimi me estetikë të lartë që plotëson të gjitha kërkesat bashkëkohore të akomodimit. Vendndodhja kyçe është një avantazh i rëndësishëm: Ndodhet në Moulsecoomb, në qendër të komunitetit të studentëve në Brighton. Kompleksi i ri qëndron si një deklaratë arkitektonike, duke nxjerrë në pah elementët e gjallë dhe të shpejtë të jetesës në Brighton.

Ana e brendshme është dizenjuar në një mënyrë që inkurajon njerëzit të shprehin veten. Brendësia me shumë shtresa përbëhet nga studiot, apartamentet, zonat e përbashkëta të studimit, biblioteka, dhomat e kohës së lirë dhe artizanale. Fasada e ndërtesës është e veshur me fletë prej alumini me vrima të arta, e cila nënvizon aftësitë e saj estetike. Për më tepër, "The Scape" është e pajisur me SMARTIA M7, një sistem fasade me performancë të lartë. Sistemi i përparuar i ALUMIL kontribuon në përmirësimin e dritës natyrore në brendësi. Në të njëjtën kohë, ai siguron rritje të niveleve të sigurisë dhe izolimit të zërit (kjo e fundit është thelbësore për një student). Ne gjithashtu duhet të përmendim  sistemin e izoluar termik SUPREME S77 ,i cili ishte instaluar. Efiçensa e energjisë së sistemit plotëson standardet e Shtëpisë Pasive, ndërsa rritja e tij statike e bën atë zgjedhjen perfekte për rajone me kushte të rënda të motit. Së fundmi, vlen të përmendet se sistemet e sipërpërmendura janë në përputhje të plotë me Standardet Britanike (BS).

Gama e gjerë e sistemeve arkitektonike prej alumini të ALUMIL ofron fleksibilitet, përshtatshmëri dhe mundësi të pafund për mbulimin e nevojave të konstruksioneve të ndryshme. Kompleksi Scape në Brighton ishte një projekt sfidues, për shkak të kërkesave të tij të rritura për efiçensë dhe funksionalitetin e energjisë. Prania jonë në projekte të tilla ndërkombëtare, e karakterizuar nga estetika moderne dhe dizajni bashkëkohor, reflekton epërsinë e sistemeve tona prej aluminit që mund të plotësojnë kërkesat e ndërtimit në mënyrë holistike.

Shto tek të preferuarat