Alumil Albania
Choose your local website

Lajme

s700-banner

SUPREME S700: Zgjidhje e re e avancuar me rrjetë insketesh minimale e varur nga lart

Sistemi me ngritje dhe rrëshqitje SUPREME S700 përfaqëson gjeneratën e re të sistemeve të nivelit të lartë të ALUMIL që mbulojnë hapësira të gjera me kërkesa nga më të ndryshme. Ky sistem me cilësi të lartë tani është kompletuar me mbrojtjen e tij ekskluzive ndaj insekteve ose rrezeve të diellit (nëse aplikohet një rrjetë më e trashë), pasi ne kemi pasuruar serinë SUPREME S700 me një rrjetë të re insektesh të varur nga lart.

Mund të instalohet ose me prag standard ose me prag të ulët dhe përshtatet në mënyrë të përkryer me profilin e ngushtë ndërlidhës të sistemit, pa ndikuar në dukshmëri. Rrulat e trefishta të dizejnuara në mënyrë speciale së bashku me profilet më të forta, rrisin qëndrueshmërinë dhe funksionalitetin e rrjetës kundra insekteve, duke e bërë atë një zgjidhje ideale edhe për hapësira më të gjera. Në atë mënyrë është një tipar domethënës shtesë që kompleton sistemin S700, në mënyrë që të jetë i pajisur plotësisht gjatë periudhës së verës, duke siguruar mbrojtje të gjithanshme nga faktorët e jashtëm (insektet, pluhuri, dielli), pa kompromentuar rehatinë dhe estetikën e lartë.

Rrjeta me rrëshqitje e insekteve, ka të gjitha karakteristikat që e bëjnë SUPREME S700 të veçantë. Është një rrjetë me dizajn minimal, që siguron qendrueshmëri dhe funksionalitet, duke përmirësuar hapësirën tuaj. Një sistem i avancuar prej alumini si SUPREME S700 tani ndiqet nga sistem po aq të përparuar të rrjetave kundër insekteve.

Shto tek të preferuarat