Alumil Albania
Choose your local website

Lajme

alberni-tower-banner

Alberni: Kulla futuriste 43-katëshe në Vankuver e pajisur me SUPREME S700

Pas përfundimit qiellgërvishtësi "Alberni" pritet të jetë një nga ndërtesat më mbresëlënëse të qytetit për komunitetin arkitektonik. Ndërtesa 43 katëshe me 133 metra e gjatësi do të jetë qendra e zonës, pas procesit të ripozicionimit të saj. Ndërtimi do të zëvendësojë një ndërtesë të vjetër zyre dhe do të mirëpresë 188 njësi banimi, ndërsa ambientet tregtare do të vendosen në nivelin e rrugës. Për më tepër, ai do të përfshijë 271 vende parkimi.

Ndërtesa është projektuar nga zyra e famshme japoneze e arkitekturës "Kengo Kuma & Associates", e cila gjithashtu dizajnoi stadiumin kombëtar të Tokios. Karakteristika kryesore e ndërtesës janë dy prerjet e saj të lakuara thellësisht në pjesën e përparme dhe të pasme, të cilat e bëjnë atë të dalë nga modeli tradicional kuboid, ndërsa krijon gjysëm-prerje që përfshijnë drurin në sipërfaqet e tyre. Sipas vizionit të Kengo Kuma, Alberni, synon të jetë në harmoni me rrethinat e saj natyrore të zonës, përfshirë malet dhe afërsinë e ujërave të detit. Fasada është në përputhje me dritën e këndshme të Vancouver-it dhe qëllimi i arkitektit ishte përmirësimi i mjedisit urban, pa u larguar nga natyra. Struktura e ndërtesës do të jetë e pajisur me sistemin me ngritje & rrëshqitje SUPREME S700 dhe sistemin me hapje SUPREME S77 të ALUMIL.

Të dy sistemet janë zgjidhje të përparuara që kombinojnë performancën e jashtëzakonshme të energjisë me sigurinë dhe modelin modern. Për më tepër, përqendrimi i shtuar i dritës falë sipërfaqeve të gjerë të xhamit, mbështet nevojat arkitekturore të ndërtesës, duke formuar zgjidhjen e përsosur, që përcakton atributet e veçanta të ndërtesës. Sistemet u çertifikuan sipas specifikave të rrepta të NAFS (Standardi i Fenestrimit të Amerikës së Veriut), për performancën e tyre të lartë në përshkueshmërinë e ajrit, kondensimin, izolimin termik dhe rezistencën e ngarkesës së erës.

ALUMIL, edhe një herë është pjesë e një projekti të shkëlqyer ndërkombëtar, duke rritur më tej zhvillimin e tij global falë sistemeve arkitektonike prej alumini të klasit botëror.

Shto tek të preferuarat