Alumil Albania
Choose your local website

Lajme

Praktika Akademike 2020

Pavarësisht javëve të mbyllura për shkollat dhe universitetet për shkak të pandemisë në mbarë botën, ne vendosëm të vazhdojmë mbështetjen tonë për studentët e inxhinierisë pasi jemi rikthyer një normaliteti të ri.

Këtë javë pritëm studentët e inxhinierisë ekonomike nga Universiteti Politeknik i Tiranës (Fakulteti Mekanik) për të filluar praktikën vjetore para diplomimit Bachelor. Nën masa shumë të rrepta të sigurisë kundrejt përhapjes së Covid-19, ne hartuam një program të veçantë i cili na lejoi të zhvillojmë këtë trajnim me qëllim promovimin inxhinierisë në vendin tonë.

Përkundër faktit se kohëzgjatja e trajnimit zgjati vetëm një javë, për shkak të periudhës së shkurtër të paracaktuar, ata ishin në gjendje të studionin hapat kryesorë në lidhje me prodhimin e profileve të aluminit për përdorim në aplikimet arkitektonike. Ne caktuam të paktën një mbikëqyrës nga secila linjë në mënyrë që stedentët të vëzhgonin nga afër dhe të shpjegojnë proceset e prodhimit përgjatë fabrikës së ALUMIL ALBANIA.

Pas përfundimit të praktikës, studentët do të jenë në gjendje të interpretojnë me lehtësi të gjitha hapat se si sistemet e aluminit zhvillohen duke filluar nga e zero e deri në paketimin e produkteve dhe dërgesa tek klientët. Prezantim i studentëve do të vlerësohet nga bordi përkatës i pedagogëve të universitetit para diplomimit.

Synimi ynë për të fuqizuar studentët e inxhinierisë ka ndërtuar një urë bashkëpunimi të ngushtë midis kompanisë dhe Universitetit Politeknik të Tiranës dhe e shndërroi atë në një traditë ndër vite.

NDËRTOJMË PËRSOSMËRI ÇDO DITË

Shto tek të preferuarat