Alumil Albania
Choose your local website

Lajme

Zbuloni SMARTIA-n e Re M45000

ALUMIL lançon sistemin e ri të sofistikuar jo-termoizolues SMARTIA M45000, i cili ofron zgjidhje të avancuara për dritare dhe dyer me ngritje & rrëshqitje, të thjeshta me dizajn modern dhe linja të drejta.

SMARTIA M45000 plotëson një gamë të gjerë të nevojave, duke mundur të mbulojë të dyja tipologjitë si atë me rrëshqitje ashtu  edhe me ngritje rrëshqitje. Një zgjedhje e shkëlqyeshme për ndërtesat në vende me klimë të ngrohta dhe me hapsira të gjera. Për më tepër, ai përfshin nivele të larta të performancës të çertifikuara nga ift Rosenheim për papërshkueshmërinë e ujit, përshkueshmërinë ndaj ajrit dhe rezistencën kundër ngarkesave të erës.

Qëllimi i kësaj zgjidhjeje të re ishte plotësimi i nevojës për një seri jo të izoluar termikisht për tipologjitë me rrëshqitje dhe me ngritje & rrëshqitje, duke ofruar fleksibilitet të madh në konstruksion, veçanërisht në projekte të shkallës së lartë, në të cilat zakonisht ndryshojnë dimensionet e dritares.

E njëjta pamje për ndërtime të ndryshme si për ato me rrëshqitje ashtu edhe me ngritje & rrëshqitje.

Linja të ngushta për tipologjitë me rrëshqitje që ofrojnë pamje të zgjeruar.

Një numër i madh i zgjidhjeve të ndryshme kosntruksioni.

Lehtësia maksimale e përdorimit dhe funksionaliteti i lartë.

Cilësi e jashtëzakonshme me performancë të certifikuar nga instituti i njohur gjerman ift Rosenheim.

 

Shto tek të preferuarat