Gardh Rrethimi Alumini Me Dizajn Druri SMARTIA FC80
Përshkrim
SMARTIA FC80 është një sistem rrethimi i avancuar dhe shumëformësh me një gamë të gjerë profilesh mbushese dhe elemente te tjere dekorative (dru i perbere, panel xhami dhe inoks), te vendosura midis kolonave.
Në të njëjtën kohë, ofron një shumëllojshmëri zgjidhjesh teknike dhe aplikimeve me një nivel të lartë inovacioni, duke qenë padyshim një mjet i vlefshëm për arkitektët dhe konsumatorët, të cilët mund të plotësojnë të gjitha nevojat teknike dhe estetike të një projekti.
Avantazhet
- Përdoret më së shumti për ndërtime në shkallë të gjërë ( 3.0m gjërësia e kornizës)
- Mundësia e sipërfaqeve të mbyllura pa patur probleme me presionin e erës (2.0m lartësia e rrethimit)
- Zgjidhje dekorative të pafundme, dhe nivele të larta të personalizimit
- Nivele të larta të inovacionit dhe përdorimi i materialeve të reja (Woodalux®, korniza të veçanta , ndriçimi , etj.)
- Zëvendësimi i blloqeve të betonit me profile prej alumini
Certifikimet
Gjenerike
ESTETIKE
minimal, sipërfaqe të pastra, pa pika fiksimi të dukshme
Karakteristikat
GJERESIA E DERES KRYESORE
FINITURAT
GJERESIA MAKSIMALE
PROFIL FLETE
KAVALLOT
KOLONA
TIPOLOGJITË
Të gjitha tipologjitë e disponueshme
Sistem rrethimi/Kanat i vetëm/Sistem rrethimi
Sistem rrethimi/Kanat i vetëm/Dopio Kanat/Sistem rrethimi
Sistem rrethimi/Kanat i vetëm/Portë me rrëshqitje/sistem rrethimi
Galeria
Seksione
Modelet e Portave & Kangjellave
Faqs
Pyetje të Shpeshta rreth Dritareve dhe Dyerve të Alumini
Dritaret e aluminit ndahen në: me hapje, me rrëshqitje, fikse dhe me palosje. Zgjedhja e llojit të duhur kërkon vëmendje të veçantë dhe njohuri të karakteristikave dhe parametrave të ndryshëm. Lexoni më shumë rreth llojeve të dritareve të aluminit dhe zgjidhni atë të duhurën për nevojat tuaja.
Dritaret që ofrojnë izolim energjetike quhen dritaret që kanë brenda një material izolues të veçantë, zakonisht poliamid, i cili është një përçues i dobët i nxehtësisë dhe kështu parandalon humbjet e energjisë. Mësoni më shumë rreth kornizave të aluminit me efikasitet energjetik dhe përfitimeve që ato ofrojnë.
Pjesa e poshtme e dritares, e njohur edhe si prag dritareje, quhet përparëse. Për hidroizolim dhe izolim termik më të mirë, mund të zgjidhni pragjet e dritareve prej alumini (SMARTIA M8800) për të mbuluar pragjet dhe për të larguar ujin e shiut.
Kornizat e aluminit kërkojnë mirëmbajtje minimale për shkak të natyrës së materialit të ndërtimit. Që dyert dhe dritaret tuaja të duken si të reja, duhet të ndiqni disa këshilla bazë për të rritur më tej jetëgjatësinë e tyre.




