Zhvillimi i ndërtesave rezidenciale dhe atyre komerciale shpesh ndodh në kushte të vështira të ambientit, të cilat janë faktuar se janë faktorë përcaktues për të ndikuar në korrodimin e profileve.
Madje edhe kur janë ndjekur të gjitha proceset që kanë të bëjnë me cilësinë në mënyrë strikte, korrozioni i aluminit mund të zhvillohet poshtë shtresës së lyer me pudër, në kushte të jashtme specifike, siç mund të jenë lagështia e tepërt, terrene bregdetare të tejngopura me kripëra ose/edhe atmosferë e tej ndotur. Ky fenomen njihet si korrodim "filiform" dhe është një nga çështjet më madhore të industrisë të lyerjes së aluminit me pudër.
Si rrjedhojë korrozioni "filiform" mund të shfaqet në :
- zonat bregdetare
- rajonet rezidenciale me atmosferë mjaft të ndotur
- rajone ku përdoret kripa në rrugë për pastrimin e dëborës dhe largimin e akullit
- afër pishinave ku përdoret ujë me klor