Lyerja me pudër është një proces në të cilën mbi sipërfaqen e aluminit shtrihet një shtresë pudre, për t'a lyer atë si edhe për t'a mbrojtur prej faktorëve të jashtëm. Ky proces realizohet në tre faza kryesore:
a)Para trajtimi kimik, gjatë të cilit të gjithë agjentët e padëshiruar hiqen nga sipërfaqja e aluminit, duke i bërë ato gadi për t'u lyer
b)Lyerja, gjatë të cilës pudra e lyerjes sprucohet mbi profile duke përdorur pistoleta elektrostatike.
c) Kurimi, gjatë të cilit pudra polimerizohet dhe stabilizohet mbi sipërfaqen e profileve.
Lyerja me pudër është trajtimi sipërfaqësor më popullor që ekziston, mbasi ai siguron:
Opsione të pafundme të pamjeve estetike:
-
- Seria e ngjyrave të pudrës së lyerjes praktikisht është e pafund
- Lyerja : Ekzistojnë pothuajse të gjitha kombinimet e ngjyrave dhe të shkëlqimit
- Stabiliteti i Ngjyrës: Pudrat janë kategorizuar në dy kategori kryesore përsa i përket degradimit të ngjyrës dhe shkëlqimit për shkak të radiacionit të diellit, Class 1 dhe Class 2, me këtë të dytën të jetë 3-5 herë më rezistente .
- Rezistenca kundër gërvishtjeve : tekstura e pudrës e përmirëson rezistencës e saj kundrejt gërvishtjeve dhe për këtë arësye profilet mund të menaxhohen(transportohen) dhe përdoren më
lehtë në përdorimin e përditshëm.
Textured colors are way more resistant in that aspect, while smooth colors are more vulnerable.
Shënim : Ju lutemi të shihni paragrafin për Para anodizimin për të zbuluar edhe mundësi të reja: - Lehtësia në mirëmbajtje: Shpëlarje e thjeshtë ose larje me ujë me sapun të butë do të kthejë një sipërfaqe të lyer me pudër në pamjen e saj origjinale fillestare