Alumil Albania
Choose your local website

Αnodizimi

Anodizimi është një proces elektrokimik për të ndryshuar strukturën sipërfaqësore të profilit proces i cili krijon një  shtresë mjaft të hollë oksid alumini në sipërfaqen e jashtme të pofilit , mjaft rezistent  kundrejt korrozionit.
anodiosi5

Çfarë është anodizimi dhe pse duhet t'a përdorim atë ?

Anodizimi është një proces elektrokimik për të ndryshuar strukturën sipërfaqësore të profilit proces i cili krijon një  shtresë mjaft të hollë oksid alumini në sipërfaqen e jashtme të pofilit , mjaft rezistent  kundrejt korrozionit. Kjo shtresë është komplet e integruar në strukturën e aluminit , gjë e cila bën që as të mund të hiqet dhe as të zhvishet. Kjo realizon cilësi të tilla tek profilet e aluminit siç janë:

  • Pamja estetike : Pamje estetike unike që thekson edhe më shumë natyrën metalike të aluminit
  • Stabilitet ngjyrash : Ruajtje jetëgjatë e ngjyrave, mbasi sipërfaqet e anodizuara kanë një shpejtësi mjaft të madhe të reflektimit të dritës dhe rezistenca totale kundër rezeve UV thjesht ndikohet vetëm nga kushtet e ambientit
  • Qendrueshmëria: Si gjatë fabrikimit, menaxhimit (transportit) instalimit dhe përdorimit
    • qendrueshmëri për zhveshje sipërfaqësore, meqënëse ngjyra e anodizimit është e integruar brenda aluminit dhe nuk është thjesht një shtresë e ngjitur në sipërfaqe.
    • rezistente kundër gërvishtjeve, meqënëse procesi i anodizimit krijon një shtresë të fortë qeramike në sipërfaqen  e aluminit
  • Lehtësi Mirëmbajtje: Për shkak të gjithë vetive përsa i përket qendrueshmërisë të përmendura më sipër të profileve të anodizuara, kërkesa për mirëmbajtje është minimale. Një shpëlarje e thjeshtë ose pastrim me ujë duke përdorur sapune të buta do të kthente një sipërfaqe të anodizuar tek pamja e saj fillestare origjinale. Mund të përdoren edhe pastruesa abrazive të buta për raste pastrimi disi më të vështira.
  • Shëndeti dhe Siguria : Një produkt i anodizuar, kimikisht është mjaft i qendrueshëm, nuk dekompozohet, nuk është toksik dhe është komplet i riciklueshëm

Cilësi e Certifikuar

Lyerja me pudër e profileve të aluminit është një praktikë e njohur prej kohësh. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se çdo aplikim mund të arrijë një cilësi të lartë tek produkti përfundimtar. Linjat e prodhimit të Alumil janë të certifikuara sipas certifikatave të njohura botërisht GSB, Qualicoat dhe Seaside Class, dhe që garanton se adopton dhe implementon vetëm procedurat dhe praktikat më të mira ekzistuese, në mënyrë që të ofrojë produkte dhe servise me cilësi të lartë.

Për më tepër, linjat e prodhimit të Alumil përdorin një sistem menaxhimi "jeshil" sistem i cili eliminon substancat toksike (pudra, kemikate) dhe reduktimin e konsumit të ujit, duke qënë plotësisht konform me legjislacionin ambientalist aktual. Alumil gjithashtu operon një sistem sigurie, cilësie dhe ambienti konform kërkesave të ISO 9001:2008, ISO 14001:2004 dhe OHSAS 18001:2008.

anodiosi6
anodizing-2

Çfarë opsione ekzistojnë ? Katalogu i Ngjyrave të Anodizimit të Alumil

Alumil duke qënë i mirë-informuar për trendin modern arkitektural, ka krijuar një gamë mjaft të gjerë ngjyrash anodizimi për aplikime arkitekurale përdorim i jashtëm apo i brendshëm. Finicionet e anodizimit formohen nga dy opsione : a) ngjyra dhe b) tekstura, të cilat në kombinim me njëra tjetrën formojnë një total prej njëzet e shtatë opsione të ndryshme 

  • Në lidhje me ngjyrat, Alumil ofron dy seri të veçanta, seria "Klasike" dhe "INOX" me nëntë (9) opsione
    Seria Klasike: Natyrale, Bronz i hapur, Bronz, Kafe, E zezë, "Duna"
    Seria Inoks : "Silver", "Sand", "Honey" 
    Seria Klasike ka ngjyrat më popullore në treg, ndërsa seria "INOX" është risia e Alumil, për të ofruar ngjyrat më elegante të cilat theksojnë cilësinë dhe pamjen estetike të sistemeve të saj.
  • Në vazhdim të serive të ngjyrave ekzistojnë gjithashtu tre (3) opsione të përpunimit mekanik të cilat përcaktohen nga tekstura e profileve të aluminit. Bombardim me rërë që ofron një efekt disi "mat" dhe dy versione trajtimi me furçë , e butë dhe e ashpër që theksojnë akoma më shumë natyrën lineare të profileve të aluminit.

Meqënëse alumini i anodizuar është një sipërfaqe reflektuese, nuancat e ngjyrave mund të ndryshojnë në funksion të kushteve të ndriçimit. Për këtë arësye është mjaft indikative prezantimi dixhital i katalogut tonë të anodizimeve.

Rekomandohet që të vizitohen ndonjë prej "shoëroom" -eve të rrjetit tonë, për të patur një perceptim i saktë i të gjitha zgjidhjeve të shumta për anodizimin që ne ofrojmë.