Trajtimet sipërfaqësore
Dritaret, dyert dhe fasadat luajnë një rol mjaft të rëndësishëm në pamjen estetike të një ndërtese. Për këtë arësye është e nevojshme që të ofrohet një gamë e gjerë opsionesh ngjyrash dhe materialesh për të kënaqur kërkesat. Alumini ka një rol parësor në këtë aspekt krahasuar me materialet e tjera, mbasi gama e strukturës sipërfaqësore si edhe e ngjyrave është e pakufizuar. E errët ose e çelur, mat, e lëmuar, sipërfaqe metalike ose edhe sipërfaqe e përpunuar me furçë, imitacione druri, sistemet e Alumil nuk njohin kufi.
Përveç pamjes estetike, trajtimet sipërfaqësore bëjnë që të mbrohen profilet e aluminit nga reagimet mjedisore si edhe nga përdorimi i përditshëm. Këto ofrojnë të gjitha vetitë që kanë të bëjnë me mbrojtjen kundër korrozionit, goditjeve, rjepje të lyerjes si edhe çngjyrosjen. Rrjedhimisht aplikimet e duhura si edhe përdorimi i materialeve me cilësi të lartë do të përcaktojnë edhe vlerën e produkteve përfundimtare.