Zapadoceska Energetika
Sfida
Ndërtesa do të strehonte selinë e një kompanie të madhe, të themeluar në Republikën Çeke. Prioriteti kryesor ishte krijimi i një ndërtimi të fortë që do të siguronte hapësira të rehatshme dhe funksionale të punës.
Zgjidhja
Zapadoceska Energetika A.S. (ZCE), një ndër korporatat lider në fushën e energjitikës në Republikën Çeke, vendosi të ndërtojë zyrat e tij qendrore në pjesën perëndimore të vendit dhe veçanërisht në Plzen.
Ndërtesa që përmban zyrat qendrore të ZCE u dizenjua nga arkitekti Vaclav Drchal është një kombinim i dizajnit strikt dhe qasjes moderne. Betoni dhe xhami janë të përfshira dhe linjat e drejta të ndërtesës janë të ndërprera nga format impresionuese dhe gjysmërrethore.Struktura jo vetëm nënvizon estetikën, por gjithashtu mbron ndërtesën ndaj çdo lloj shtrembërimi të formës që mund të shkaktohet për shkak të aktivitetit sizmik ose lëkundjes.
Në fasadë, sistemi gjysmë struktural i jep ndërtesës një identitet të fortë dizenjues, kontribuon në qendrueshmërinë e tij statike dhe përmirëson ndriçimin natyral, ndërkohë që janë krijuar shumë reflektime, ndërtesa duket që po ndryshon pamjen çdo ditë. Ndërkohë, dritaret prej alumini me hapje nga brenda të izoluara, përforcojnë performancën energjitike dhe funksionalitetin e ndërtesës duke përfunduar rezultatin e dizajnit. Në pjesën e jashtme të ndërtesës dallon parkingu i hapur dhe i mirëdizenjuar për punonjësit dhe vizitorët.
Zyrat qendrore e Zapadoceska Energetika në Plzen, Republika Çeke janë një shembull perfekt i arkitekturës që i shërben nevojave dhe përdorimi i një ndërtese. Më e rëndësishmja, dizajni siguron një mjedis efikas për ata që punojnë atje, pa e tepruar vlerën e tij.
Arkitekt: Vaclav Drchal