Alumil Albania
Choose your local website

Shtëpia Z

Sfida

Krijimi i një rezidence në një vendndodhje me elementë të fortë natyral është gjithnjë një sfidë e madhe. Në një ullishte në pjesën veri-lindore të ishullit të Korfuzit, kjo sfidë u kthye në një mundësi për të dizenjuar një shtëpi që është në një linjë me mjedisin e jashtëm dhe që të frymëzon me linjat e tij minimale. 

Zgjidhja

Shtëpia Z i dha arkitektes Maria Doxa "kanavacën" perfekte për të "pikturuar" një vilë duke përdorur "ngjyrat" e kodrave ë Korfuzit dhe Detit Jon. Në strukturën e ndërtesës, dallohen tre vëllime të gjata. Vëllimi më i ulët i gurit është në pjesën e prapme të site-it dhe ruan pjerrësinë e sipërfaqes. Dy vëllimet e tjera më të vogla janë plotësuese - njëri mbi gur dhe tjetri para tij - duke formuar konstruksionin, në mënyrë që të krijojë formën Z, nga vjen dhe emri i projektit. Vlen të përmendet se ndërtesa është projektuar në atë mënyrë që lëvizja brenda saj të ndjekë formën Ζ, ashtu si era ndjek të njëjtën Z "duke vizituar" kodrën përmes bregdetit.

Duke parë shtëpinë Z nga larg, duket sikur dikush e mbolli atë brenda një ullishteje , në mënyrën më miqësore dhe respektuese kundrejt mjedisit të jashtëm. Një ndër elementët më mbresëlënës të Shtëpisë Z është pishina e tij. Niveli i tij i ujit arrin kufirin e kodrës dhe duke e parë atë nga brenda, krijon vazhdimësinë vizuale të pishinës me detin.

Një tjetër element, karakteristik i Shtëpisë Z, janë dyert e gjera të oborrit me rrëshqitje në nivelin e poshtëm, duke mundësuar një ndjenjë uniteti midis mjedisit të jashtem dhe të brendshëm dhe përforcon ndriçimin natyral të rezidencës dhe pamjen e papenguar të detit. Në pjesën e brendshme të shtëpisë, thjeshtësia dhe linjat e drejta ofrojnë qetësinë e kërkuar. Materialet e ndryshme janë të kombinuara me njëra tjetrën në mënyrë harmonike. Nga sipërfaqet e murit të betonit të katit të sipërm e deri tek detajet e drurit, çdo gjë është në linjë me vizionin fillestar të minimalizmit dhe të qetësisë. 
Shtëpia Z është një rezidencë moderne që kombinon rehatinë me thjeshtësinë dhe dizajnin bashkëkohor me peisazhin natyror. Kjo është një ndërtesë e standarteve të larta, e cila në bërthamën  e saj ka elementë njerëzorë dhe ndërveprimin  e tij me natyrën . 

 

Arkitekt: Maria Doxa

Identiteti Projektit

Vendi
Greqi
Qyteti
Kerkyra
Viti
2018
Shto tek të preferuarat

Perpunues Alumini

Labiris Giorgos