Alumil Albania
Choose your local website

White Bay Towers

Situata

White Bay Towers është një nga projektet më mbresëlënëse të ndërtimit në qytetit Hadera në Izrael. Vetëm 100 metra nga bregu, çiftet e mëdha të komplekseve të ndërtimit me 23 dhe 24 kate secila, shpalosen në horizont. Dikush mund të argumentojë se ata duken sikur kanë dalë nga toka

Rrezultatet

Kompleksi ka në total 365 apartamente luksoze që ndjekin trendet moderne të arkitekturës. Të gjitha apartamentet përfshijnë një dizajn shumë të sofistikuar, kanë hapësira të mëdha dhe ofrojnë pamje të papenguar në Detin Mesdhe. Një pamje që u arrit falë vendosjes me kujdes të ndërtesave nga zyra arkitektonike Moshe Tzur Architects & Town Planners Ltd me një orientim të qartë nga deti. Si përdorimi i paletës së ngjyrave të bardha në fasadën e saj ashtu edhe hapjet e shumta ndihmojnë në mënyrë të përsosur për të nxjerrë në pah vëllimin e ndërtesave, duke i bërë ato më tërheqëse për kalimtarët. Sistemet e fasadave prej alumini me performancë të lartë u zgjodhën për të "vulosur" tre ndërtesat, duke përmbushur të gjitha specifikimet e stabilitetit dhe sigurisë ndërsa siguruan estetikë të jashtëzakonshme duke ofruar mundësi të shumta të dizajnit. Përveç kësaj, për dhomat e tyre luksoze, një sistem me ngritje & rrëshqitje u krijua posaçërisht për të plotësuar kërkesat për pamje të papenguar nga deti. Gjatë natës, drita i bën ndërtesat të dukshme nga çdo pikë e qytetit, duke mbajtur në maksimum imponimin e dëshiruar.

 

Arkitektët: Moshe Tzur Architects & Town Planners Ltd

Identiteti Projektit

Vendi
Izrael
Qyteti
Hadera
Shto tek të preferuarat