Vila Lucille
Situata
Në rrethinat lindore të qytetit të Stambollit, në rajonin e Tuzlës, ka një oaz të vogël midis ndërtesave që mirëpret Vila Lucille.Rrezultatet
Në pamje të parë, pjesa e përparme e rezidencës, e cila është e aksesueshme nga rruga, nuk zbulon luksin e brendshëm dhe detajet e arkitekturës unike që u ndoq në mënyrë që të na çonte në këtë rezultat përfundimtar të jashtëzakonshëm. Vila Lucille është kompozim i volumeve gjeometrike dhe i dizajneve vertikale dhe horizontale të qarta dhe të thjeshta ,që qëndrojnë në nivele të ndryshme në secilin aks të hapësirës tre-dimensionale. Gjithashtu është e kornizuar nga kopshte të zbukuruara dhe pishina noti të mëdha në pjesën e prapme që bie në sy ndërsa ngrihet disa centimetra nga niveli i tokës. Hapësira të mëdha dhe të gjera, konstruksione këndi dhe sisteme prej alumini që përshtasin dizajnin minimal, lejojnë dritën të hyjë e papenguar në çdo drejtim, ashtu sikurse dhe integrimi i ambientit të jashtëm me atë të brendshëm. Materialet e ftohta dhe luksoze të ambientit të brendshëm, siç janë mermeri, druri, celiku, duken më miqësore dhe të ngrohta për rezidentët falë përdorimit të ngjyrave të tokës. Dizajni nga skuadra arkitekturore synonte penetrimin e dritës natyrale në ambientin e brendshëm duke iluminuar çdo detaj të rëndësishëm duke dhënë jetë dhe një ndenjë unike të lirisë. Luksi në këtë vilë me disa nivele është kompletuar me sauna dhe një palestër të kompletuar tërësisht. .
Arkitektët: Team Project