Alumil Albania
Choose your local website

Vila Agapanthus

Situata

Shtëpia është ndërtuar në pikën më të lartë të Nikiana, në anën lindore të ishullit të Lefkada në majë të një kodre të gjelbër nga ku shijon pamje panoramike mbi ishujt e afërt. Projekti nga Revergo Architecture përfshiu projektin e hapësirave të brendshme dhe të jashtme të një shtëpie pushimesh 200m² me një kornizë të gatshme, mure të jashtme dhe pishinë.

Zgjidhja

Ndërtesa është paraqitur në tre nivele dhe funksionon për dhënie me qira për pushime gjatë muajve të verës. Në katin përdhes ndodhen zonat e jetesës, përfshirë kuzhinën dhe sallonin, si dhe një dhomë gjumi. Të dy dhomat e tjera janë të vendosura në katin e parë,ndërkohë që  bazementi përmban një palestër të vogël me zonën e kujdesit, e pajisur me banjë me avuj. Dizajni i brendshëm u ndikua nga përdorimi i ardhshëm  i ndërtesës për dhënie me qera gjatë pushimeve, duke krijuar një hapësirë të pastër, të ngrohtë. Ngjyra e bardhë e mureve është kombinuar me materiale natyrale, si druri, bambu,kallam dhe kashtë e endur në të gjithë mobiljet dhe elementët dekorativë. Drita natyrale dominon në ambientin e brendshëm, hapësirat e mëdha ofrojnë një unifikim total me ambientin e jashtëm. Në të njëjtën kohë, dritaret ofrojnë një pamje të papenguar të Detit Jon. Zonat e jashtme janë të modeluara me të njëjtin stil; këtu, hapësira është e organizuar në zona dalluese me sallone pritje të jashtme në shumë nivele, duke ndjekur terrenin dhe duke mbajtur kontakt me elementët e ujit dhe peisazhit.

Arkitektët: Revergo Architecture

 

Identiteti Projektit

Vendi
Greqi
Qyteti
Nikiana
Zona
Lefkada
Viti
2020
Shto tek të preferuarat