Via Green
Situata
Koncepti arkitektonik i ndërtesës ka të bëjë me çmontimin e fasadës dhe depërtimin nga natyra, duke siguaruar një karakter unik ekologjik për Via Green. Dy blloqe ndërtimi të veçanta kombinohen në katet e para dhe përbëjnë një hapësirë unike zyrash, restorantesh luksoze dhe dyqane.
Rrezultatet
Përmes përdorimit minimal të betonit të dukshëm dhe përdorimit të fasadave, ndërtesa arrin të mos dominojë zonën përreth saj. Drita natyrale bie e pandërprerë në ndërtesë, duke mundësuar rritjen e bimëve të shpërndara në fasadë, duke siguruar një frymë qetësie në ankthin e kryeqytetit të Ankarasë. Formë e thjeshtë dhe minimale, e ndjekur nga linjat e përkulura në paraqitjen horizontale, të cilat formojnë konveksitetin e ndërtesës, duke mbetur të qëndrueshme në nivel vertical e duke theksuar qëndrueshmërinë e saj. Prania intensive e florës në zonën përreth zbulon standardet e larta ekologjike dhe teknologjike që ndërtesa ka siguruar. Via Green është një shembull i gjallë i harmonizimit absolut të arkitekturës bashkëkohore dhe kërkesave të efikasitetit energjetik të zhvillimit të qëndrueshëm.