Alumil Albania
Choose your local website

Sallat Trekëndëshe të Studentëve

Situata

Dikush mund të pohojë se ky projekt e merr frymëzimin e tij nga format gjeometrike në dizajn. Është një kombinim konstant i trekëndëshave. Trekëndëshat e çfarëdoshëm,  kënd drejtë, barabrinjës janë gjetur në çdo detaj të Universitetit të Nikosia-s, padyshim me qëllim që të tregojnë nëpërmjet një dizajni arkitektural nga zyra e ekipit RACLIS PAPACHRISTOU Architects, rregullin dhe programimin perfekt që ndjek filozofinë. 

Zgjidhja

Në katin përdhes, ana e  hyrjes qendrore është e mbuluar e gjitha nga fasada që mundësojnë unifikimin e ambientit të brendshëm me atë të jashtëm. Kështu, recepsioni mirëpret studentët dhe vizitorët që hyjnë. Paleta e ngjyrave të përdorura fokusohet në dy tone të ndryshme, ngjyra  natyrale e betonit e cila ndonjëherë afrohet dhe ndonjëherë largohet nga ngjyra e bardhë dhe e zezë e errët, që krijon një kontrast të fortë, duke theksuar detajet e dëshiruara në dizajnin arkitektonik. Linjat e dizajnit janë strikte, të qarta dhe ndjekin estetikën minimaliste. Dhomat ofrojnë çdo nevojë funksionale, ndërkohë që falë sistemeve me rrëshqitje prej alumini, ato mundësojnë një pamje të papenguar të horizontit që në shumë raste mund të jetë një arsye për t'u qetësuar dhe për t'u përqëndruar. 

 

Arkitektë: ERACLIS PAPACHRISTOU Architects

Identiteti Projektit

Vendi
Qipro
Qyteti
Nikosia
Viti
2020
Shto tek të preferuarat

Perpunues Alumini

ALUMINORAMA LTD