Hoteli OAK
Situata
Pamja industriale është stili dominues i adaptuar nga zyra aktitekturore G.L.C. + Partners në dizenjimin e hotelit unik OAK në Keramoti, Kavala.
Zgjidhja
Një kombinim i ndritshëm i ngjyrave të tokës, siç është e bardha, kafja dhe bluja tërheq vëmendjen e vizitorëve. Estetika minimale bie në sy nëpërmjet linjave të thjeshta dhe strikte të dizenjimit, të cilat lëvizin në boshtin vertikal dhe horizontal, duke theksuar akoma më shumë stilin "absolut" industrial të hotelit. Ekzagjerimi nuk i shkon përshtat këtij projekti, ndërsa thjeshtësia e tij i lejon vizitorët të shijojnë në maksimum ambientet e tij, të cilat ofrojnë një luks të tepruar për çdo shërbim. Hoteli përbëhet nga beton i dukshëm, konstruksione druri për hijëzim dhe mobilje, dhe sistemet e aluminit në hije të errëta të cilat mbulojnë hapjet e tij dhe kompletojnë pamjen industriale të dëshiruar nga arkitektët. Hapësirat e shumta dhe të mëdha të ndërtesës lejojnë dritën natyrale të depërtojë brenda hotelit, duke përfituar nga rrezet e para të diellit në mëngjes dhe duke ofruar një pamje të qartë të mjedisit të jashtëm. Lidhur me modelimin dhe dekorimin e ambienteve të brendshme ndiqet një estetikë e përbashkët e zgjedhjeve industriale. Theksi vihet tek ndriçimi (i fshehur dhe jo), alternimi i toneve të errëta dhe të lehta dhe disa detaje artistike, siç janë pikturat e frymëzuara nga stili unik i piktorit të njohur danez Mondrian.
Arkitektët: G.L.C. + Partnerët