Alumil Albania
Choose your local website

Stay Inn Filothei

Situata

E ndërtuar në vitin 2020, hoteli i ri STAY INN ndodhet në zonën e Nea Filothei Marousi, afër me spitalin shëndetësor HYGEIA, ashtu sikurse është dhe në qendër të botës komerciale dhe të biznesit. Janë të siguruara të gjitha shërbimet moderne, bazuar në klasin dhe vendndodhjen e tij.

Zgjidhja

Parimi kryesor i STAY INN është "VLERA PËR PARANË" që do i japë më shumë vlerë vizitorit, do sigurojnë të gjitha nevojat  dhe pritshmëritë e tij, duke theksuar cilësinë që është kombinuar me luksin dhe atmosferën familjare. Kjo filozofi është përshtatur dhe në dizajnin arkitektural të tij nga WORKS Hellas. Çdo detaj në fasadën e ndërtesës reflekton luksin e dëshiruar ,nga ballkonet e mëdha me kangjella unike, veshja e cila përbëhet nga shirita prej druri, shatërvani në hyrje të hotelit, deri në ndriçimin e fshehur që thekson detaje specifike të ndërtesës gjatë natës. Tonet e ngjyrave të errëta të ambientit të jashtëm depërtojnë në ambientin e brendshëm por hasin një kontrast të madh sepse ngjyra e bardhë, e verdhë dhe tonet e errëta të ngjyrave të tokës dominojnë në hapësirat private, të mikëpritjes dhe ndihmëse.  Sistemet e bardha prej alumini të instaluara në dhoma, ruajnë stilin kryesor, ndriçimi shërben si një kanal komunikimi i ambientit të brendshëm me atë të jashtëm. Hoteli ka 14 dhoma të tipeve të ndryshme dhe një suitë në çati me vaskë private të jashtme. Luksi është në çdo dhomë, e cila është e pajisur me teknologjinë e fundit, ndërkohë që janë përdorur materiale ekologjike dhe anti-alergjike. 

 

Arkitekt: WORKS Hellas

Identiteti Projektit

Vendi
Greqi
Qyteti
Filothei
Zona
Atika
Viti
2020
Shto tek të preferuarat

Perpunues Alumini

Bozikis Stefanos - Loukataris Ioannis GP