Alumil Albania
Choose your local website

Rezidencë në Apollonio - Entopia e Vogël

Sfida

Kjo shtëpi është dy katëshe , e cila është në vendbanimin "Apollonio" në Porto Rafti, një krijim arkitektonik i Konstantinos Doxiadis, u rinovua në mënyrë që të plotësonte nevojat e një familje të madhe. Ky vendbanim, i cili ishte krijimi i fundit i Doxiadis, ishte një model antropocentrik dhe i hartuar nën parimet e bukurisë, logjikës dhe lumturisë njerëzore

Është një sfidë e madhe për arkitektin Michalis Kraounakis (K-Division Architecture)  për të ndërhyrë në një ndërtesë me parime dhe histori kaq të forta arkitektonike.  Detyra e tij është të hulumtojë dhe të asimilojë ato, duke respektuar punën e një arkitekti kaq të madh.

Zgjidhja

Shtëpia përbëhet nga dy nivele që të çojnë në oborret e tyre përkatëse. Hyrja kryesore është në nivelin e sipërm. Gjithashtu, ka dhomën e ndenjes me dhomën e ngrënies, kuzhinën, si dhe dhomën e gjumit me banjën e saj. Një shkallë e brendshme të çon në nivelin më të ulët që përfshin katër dhoma gjumi dhe tre banjo, si dhe dhomat shplodhëse të shtëpisë. 

Karakteristika kryesore e arkitekturës së Doxiadis ishte zgjedhja e elementëve natyrore dhe të thjeshta, të cilat do të jepnin idenë që Apollonio ishte ngritur nëpër tokë dhe në bashkëpunim me natyrën, do të ishin pjesë e mjedisit të saj. 

Muratura ekzistuese e gurit u mirëmbajt, ndërsa dritaret dhe dyert, të cilat ishin dëmtuar me kalimin e kohës, u zëvendësuan me korniza moderne termike prej alumini në mënyrë që, në kombinim me izolimin termik dhe hidroizolimin e çatisë, shtëpia të ketë performancën e duhur kundër motit të keq gjatë dimrit.

 

Arkitekt: Michalis Kraounakis (K-Division Architecture)

*Burimi për përshkrimin e mësipërm ishte arkitekti Michalis Kraounakis (K-Division Architecture) 

Identiteti Projektit

Vendi
Greqi
Qyteti
Porto Rafti
Zona
Atika
Viti
2016
Shto tek të preferuarat

Perpunues Alumini

JVS –Τζεβελέκας Systems Ε.Π.Ε - Τζεβελέκας Γιάννης