Alumil Albania
Choose your local website

Qëndra e shëndetit & Spa Akuarel

Një qendër multifunksionale ofron shërbime spa dhe relaksi duke disponuar të gjitha komoditetet moderne dhe duke e bërë atë të përsosur në çdo nivel. Qendra e Shëndetit & Spa Akuarel në Zalău, Rumani, është krijuar me qëllim që të sigurojë për vizitorët e saj një përvojë maksimale të relaksit.

Ndërtesa e projektuar nga firma arkitekturore Simon Ciprian, ka një sipërfaqe prej 3.900 m2. dhe shërbimet e tij ndahen në katër nivele. Ambientet e tij janë të organizuara për të përmbushur plotësisht nevoja të ndryshme, nga fizioterapia dhe rehabilitimi deri te hapësirat e akomodimit, kafenesë dhe restoranteve.

Duke parë nga jashtë vëmendjen e tërheqin panelet e xhamit blu, të cilat ndërthuren me panelet e tjera dhe japin një prekje të veçantë nga pikëpamja estetike. Fasada e ndërtesës mbështetet në një sistem fasade alumini, i cili siguron efikasitet të lartë energjetik dhe rrit ndriçimin natyror. Në të njëjtën kohë, nevojat për performancë të lartë në termoizolim, izolim akustik dhe siguri mbulohen nga sistem i aluminit, i dallueshëm për karakteristikat e mësipërme, ashtu edhe për dizajnin e tyre modern dhe minimal. Të gjithë këta elementë bashkëpunojnë për të arritur një rezultat përfundimtar në mënyrën më të bukur dhe cilësore, duke ofruar një ndjenjë të përgjithshme rehatie dhe sigurie.

Nëse dëshironi të mësoni më shumë rreth sistemeve të aluminit me ngirtje dhe rrëshqitëse dhe sistemit të fasadës të përdorur në projektin Qëndra e shëndetit & Spa Akuarel, vizitoni përkatësisht faqet e produktit të SMARTIA S67, SUPREME S700 dhe SMARTIA M7.


Arkitekt: BIROU DE ARHITECTURĂ ȘIMON CIPRIAN

Identiteti Projektit

Vendi
Rumani
Qyteti
Zalău
Shto tek të preferuarat