Alumil Albania
Choose your local website

PARKLANE, një Koleksion Luksoz Hotel & Spa

Sfida

Limasol është një qytet me jetesë të gjallë dhe me zhvillim të shkëlqyeshëm turizmi. Sfida e madhe ishte të krijohej një resort që do mund të përshtatej me llojet e ndryshme të njerëzve dhe të plotësonte nevojat e tyre respektive.

Zgjidhja

Parklane është një hotel i veçantë. Është një resort dhe spa unike që bie në sy në pjesën bregdetare të Limasol-it. Nga ana e jashtme e hotelit, vizitorit i bëjnë përshtypje kopshtet me një dizajn të jashtëzakonshëm, me larminë e madhe të luleve të bukura dhe palmat e larta në një sipërfaqe prej 100,000 metra katrorë. Ka 3 pishina të mëdha të resortit, të rrethuar nga shtëpi kabana, shezlong dhe bar / restorante.

Ndërtesa kryesore e kompleksit është një konstruksion madhështor që përmban 222 dhoma luksoza dhe 52 suita. Dizajni saj na sjell ndërmend "aureolën" e hotelit ndërkombëtar me 5-yje jashtë vendit. Linjat e ndërtesës janë të drejta dhe ngjyra e bardhë e fasadës përzihet në menyrë perfekte me ngjyrën blu të detit dhe ngjyrën jeshile të palmave, duke ofruar një imazh ideal të rehatisë. 

Në pjesën e brendshme, luksi dhe cilësia e lartë karakterizojnë çdo aspekt të Parklane. Zonat e përbashkëta të rehatshme të resortit siç janë palestra, restorante të ndryshme, spa dhe dhomat e ballos, duke marrë ndriçim të pasur natyral, nëpërmjet sistemit të qendrueshëm të fasadave që përmirësojnë në menyrë estetike ndërtesën dhe mundësojnë një izolim termik të kërkuar, duke përmirësuar eficensën e tij energjitike. Sa i përket pamjes spektakolare, ajo plotëson përvojën e përgjithshme të akomodimit për vizitorët.

Parklane, një Koleksion Luksoz Hotel & Spa, sjell në Limassol të gjithë ata elementë që e bëjnë resortin një pikë referimi të rëndësishëm për një qytet. Duke kombinuar luksin, vendndodhjen ideale dhe një gamë të gjerë lehtësish, ky është një model për çdo vendpushim modern.

Arkitekt: LEVENTIS & LEVENTIS ARCHITECTS

 

Identiteti Projektit

Vendi
Qipro
Qyteti
Limassol
Viti
2018
Shto tek të preferuarat