Alumil Albania
Choose your local website

Ndërtesa e Zyrës Webhelp Hellas

Sfida

Ridizajnimi total i një ndërtese emblematike, e cila ka qenë në rënie prej vitesh, ishte një sfidë unike. Ndërtimi i një ndërtese të re në strukturën urbane të Athinës dhe kërkesat e qëndrueshmërisë që duhet të plotësohen ishin çështjet kryesore.

Zgjidhja

Ndërtesa ikonë në të cilën për shumë vite ishte selia e një prej gazetave më të njohura greke, “Eleftherotypia”, u ridizajnua dhe tashmë është gati për një kapitull të ri. Kompania e shërbimit ndaj klientit Webhelp Hellas (që është pjesë e konglomeratit francez Webhelp), do të vendoset tani e tutje në ndërtesën e re.

Studimi arkitektonik u ndërmor nga Thymios Papagiannis & Partners dhe ndërtimi nga ELIN Technical. Përgjegjëse për menaxhimin e projektit ishte Dimand. Ndërtesa mori jetë të re në strukturën e saj ekzistuese, e cila u riformua totalisht në mënyrë që të plotësonte nevojat moderne të Webhelp.

Në veçanti, ky është një ndërtesë 6-katëshe me dy bodrume dhe një çati prej 15.173,42 m2. Fasadat e ndërtesës janë projektuar duke respektuar historinë e saj dhe zonën më të gjerë urbane që e rrethon. Dizajni i përgjithshëm sjell prestigj dhe linjat e thjeshta të pastra përhapin një ndjenjë sigurie.

Përmirësimi energjetik i ndërtesës ishte i një rëndësie të madhe, prandaj dizajni i saj ndoqi parimin bioklimatik, sipas sistemit të ri, shumë të kërkuar LEED 4.1. Kati përdhes – përveç hollit – ka edhe restorant, sallë me shumë përdorime dhe palestër. Nga kati 1 deri ne katin e 6 jane te zhvilluara ambjente zyrash. Struktura e përgjithshme e ndërtesës ishte e pajisur me korniza alumini të cilësisë premium, që ofrojnë efikasitet të lartë energjetik. Përveç kësaj, ato ofrojnë funksionalitet dhe siguri të lartë, duke ndjekur vizionin e dizajnit bioklimatik.

Identiteti Projektit

Vendi
Greqi
Qyteti
Athinë
Shto tek të preferuarat

Perpunues Alumini

Gratsanis George & Gratsanis Evaggelos OE