Marina
Situata
Marina është një hapësirë për evente, argëtim e shumë aktivitete e ku mund të kalohet koha e lirë, por në të njëjtën kohë një projekt arkitektural i shquar. Dizajni i tij është frymëzuar nga elementët e ujit, bukuria buzë lumit, liria e hapësirave në dispozicion dhe akivitetet që zhvillohen aty.
Rrezultatet
Me vendndodhje në kanalin e Lumit Dnieper, në rrethinat e kryeqytetit të Kiev, Marina ofron aktiviteteve të ndryshme, duke kombinuar karakterin luksoz të një klubi jahti,të një restoranti të cilësisë së lartë dhe një hapësirë unike për evente dhe dasma, me një ushqim të shpejtë, koncerte muzikore,shesh lojërash dhe një pishinë noti për shumë të rinj. Në të ndodhet një parking i madh ,ku mirëpriten vizitorët dhe i lejon ata të parkojnë qetësisht makinën e tyre. Pas hyrjes në Marinë ata shohin në të djathtën e tyre sheshin e lojërave dhe në anën tjetër pishinën dhe ndërtesën komplekse që qëndron prapa Marinës. Linjat e projektimit janë të thjeshta dhe të qarta, me përjashtimin e vetëm të dizajnit arkitektonik të mprehtë, por me onde në strehën e hapësirës së hapur (ballkonit) të katit të parë, i cili i shtohet ngjyrës së tij të bardhë që bie në kontrast me pjesën tjetër të ndërtesës. Hapësira të mëdha të mbuluara nga fasada, ofrojnë pamje panoramike të peisazhit tërheqës që kombinon ngjyrën blu të lumit Dnieper dhe jeshilen e natyrës që e rrethon atë. Marina e vogël në mënyrë të përsosur ruan filozofinë e dizajnit minimal ndërsa ofron funksionalitetin maksimal dhe lehtësinë e hyrjes për anëtarët e klubit të jahteve. Si përfundim, Marina është rasti perfekt kur kërkon projekte arkitektonike që lidhin elementët e tokës dhe të ujit nën një model të përbashkët.