Alumil Albania
Choose your local website

Resort & Spa Mriya

Sfida

Arkitekti britanik i njohur ndërkombëtarisht zoti Norman Foster, ecentrik dhe me shprehi futuristike në projektet e tij, dizenjon një kompleks hotelerie unik dhe elegant.

Rrezultatet

Hoteli ndodhet në Jaltë, në gjirin e Krimesë dhe forma e tij çuditërisht unike duket si një yll deti që "pushon" në bregdet ose siç përshkruhet nga disa të tjerë na kujton gjethet e pemëve që ndërveprojnë me natyrën.

Në një peisazh qiellor dhe në mes të një zone plotësisht të gjelbër me një pamje spektakolare të detit, Mriya Resort & Spa ofron 422 dhoma luksoze, që ofrojnë një gamë të plotë të komoditeteve moderne. Secila nga 12 vilat brenda Resortit mund të strehojë një familje, duke mbuluar nevojat e vizitorëve më të kërkuar. Në zonën e parkut, përveç 12 vilave, ndodhen edhe 2 suita luksoze presidenciale.

Vendndodhja e kompleksit hotelier në kombinim me sistemet e përparuara të aluminit që janë përdorur në vila, lejojnë vizitorët të kenë pamje të papenguar në Detin e Zi. Kjo pamje madhështore ishte vizioni fillestar i arkitektit zoti Foster kur ai e shndërroi idenë e tij në projektin e Mriya-s.

Dizenjimi arkitektonik : Foster + Partners

Identiteti Projektit

Vendi
Ukraine
Qyteti
Opolzneve
Shto tek të preferuarat