Miraggio Thermal Spa Resort
Situata
Resorti bregdetar me 5 yje "Miraggio Thermal Spa Resort" ndodhet në zonën e Kanistros në Kassandra, Halkidiki, me një pamje të mrekullueshme të Sithonia & Malit të Athos. Është investimi më i madh i kompanisë së hotelit "Med Sea Health SA" dhe objektet e saj mbresëlënëse përfshijnë 300 dhoma luksoze dhe suita, një qendër talasoterapie dhe hidroterapie, 4 restorante, 6 bare, një anije, shesh lojërash për fëmijë dhe një qendër konferencash. Kompleksi konsiston kryesisht në 6 nivele të ndryshëme, e dallueshme në lartësi, më e larta prej 30 m mbi nivelin e detit.
Sfida
Me kaq shumë vende të shërbimeve të ndryshme, natyrisht pritet të zbatohen sisteme të avancuara arkitekturore që mund të plotësojnë të gjitha nevojat dhe kërkesat e hotelit, sipas hapësirave të ndryshme dhe përdorimit të tyre korrespondues. ALUMIL, si një garantues i cilësisë së lartë, ka ofruar një zgjidhje të plotë me sisteme të sofistikuara arkitekturore të aluminit, siç është sistemi i përforcuar dhe me Ngritje & Rrëshqitje me izolim të lartë termik SMARTIA S560, sistem me efikasitet termik me rrëshqitje SMARTIA S350, sistemi i gjithanshëm me hapje SMARTIA M11000 për dritaret dhe dyert e izoluara termikisht, sistemin gjithëpërfshirës për atriume SMARTIA M10800 dhe sistemin e fasadave SMARTIA M50 që krijon zgjidhje unike për atriume mahnitëse të kombinuara me SMARTIA M10800.
Rrezultatet
Sistemet e ALUMIL-it ofrojnë jo vetëm funksionalitetin e kërkuar dhe "fortifikimin" e energjisë (hoteli operon me një sistem të menaxhimit ekologjik), por kanë shtuar edhe një "dozë" të luksit falë qëndrueshmërisë së tyre dhe finiturave me stil.